Djali mysliman qe dha jeten per shoqet e tija ne Bangladesh

Djali mysliman qe dha jeten per shoqet e tija ne Bangladesh

MartirKy djali këtu quhet Faraaz Hossein, 21 vjeç dhe ishte mysliman. Natën e terrorit në Bangladesh gjendej me dy shoqe të tij në lokalin ku hynë teroristët. Kur është pyetur nëse e dinte Kuranin ai është përgjigjur saktë dhe e kanë liruar. Por ai ka kërkuar që të lirohen edhe shoqet e tija, Tarushi Jain 19 vjeçe dhe Abinta Kabir, por terroristët nuk i kanë liruar. Atëherë ai ka hyrë përsëri brenda dhe nuk i ka braktisur ato. E ka paguar këtë gjë me jetën e vet. Kur kanë hyrë forcat e policisë i kanë gjetur të tre të përqafuar.

Kjo është një histori jete, një histori dashurie për njerëzimin pavarësisht nga raca, ngjyra apo feja. Ky djalë është nëj martir i dashurisë. Kjo është një histori e shenjtë përballë të cilës duhet vetëm të përkulemi me nderim dhe respekt.

Previous Ne Shkoder hapet muzeu dioqezan*
Next Shpallen aktivitetet për Nënë Terezën dhe Martirët

Sugjerime