Motrat saleziane një hapësirë formimi në web

Motrat saleziane një hapësirë formimi në web

Web salezianeTEUTA BUKA   /

Prej vitesh, ne motrat saleziane, po mendonim te hapnim një faqe interneti dhe më në fund ia dolëm, falë punës së të gjitha motrave që veprojnë në Shqipëri. Çfarë synon Qëllimi i saj është jo vetëm të bëjë të njohur karizmën dhe veprimatrinë e Instituti tonë në favor të edukimit të rinisë Shqiptare, por edhe të ofrojë një hapësirë formative për edukatorët në veçanti prindërit dhe bashkësitë edukative; një hapësirë formative për të rinjtë, të cilët i dëshirojmë protagonistë të kësaj hapësire ku mund të hedhin përshtypjet e reflektimet e veta e në të cilën shpresojmë të gjejnë edhe përgjigje e propozime që u ndihmojnë të rriten si të krishterë të mirë dhe qytetarë të ndershëm.(Don Bosco).

Çfarë ofron përveç linqeve mike? Mund te gjeni në Menu edhe shume instrumente praktike te materialeve baritore qe ne si motra kemi prodhuar gjatë ketyre viteve. Shumë të tjera akoma duam te hedhim se shpejti që për tani janë në pritje të redaktimit. Bashkëpunimi i të gjithëve ju është i mirëseardhur; reflektime, sugjerime të linqeve mike, artikuj, libra të rinj, filma e video që të përçojnë vlera. Ju ftojmë ta vizitoni e nëpërmjet adresës informative të na bëni sugjerime dhe kërkesa në mënyrë që të jetë kjo hapërsirë sa më e dobishme për Kishën dhe Edukimin e të rinjve tanë. Le ta bëjmë këtë faqe një oborr virtual për të takuar të rinj e për t’u rritur bashkë me ta!

Previous Shugurohen 2 meshtarë të rinj në Lezhë
Next Papa Françesku në Armeni e jo vetëm LGBT

Sugjerime