Shugurohen 2 meshtarë të rinj në Lezhë

Shugurohen 2 meshtarë të rinj në Lezhë

ShugurimetPASHK NDOJ    /

Në sajë të shtrirjes se duarve të Shkëlqësisë së tij Mons. Ottavio Vitale u shuguruan meshtarë të dioqezës së Lezhës me datë 26 qeshor 2016 dy diakonë të ecjes “Neokatekumenale ” kandidatët Matteo Piragnolo nga Taranto  (Itali ) dhe
Guillermo Flores nga Republika Domenikane. Kandidatët e sapo shuguruar mbas një ecje me Zotin u besuan gjithë një e më shumë në duart e tija, për planin që dëshiron të kryeje në ta.

Dom Giljermo dhe dom Mateo kanë pothuajse 9 vite që janë në Shqipëri, ku gjatë kësaj periudhe si seminaristë të seminarit të “Redemptoris Mater ” kanë kuptuar vullnetin e Zotit, dhe me bujari i janë përgjigjur kësaj thirrje me jetën e tyre. Në homelinë e tij Mons. Ottavio Vitale nxori në pah figurën e shenjtit të Arsit, shën Gjon Maria Vianej,si një figure që ka dorëzuar veten e tij në duart e Zotit dhe për këtë ka qënë shenjë konkrete e mëshirës së tij tek mekatarët. Kjo sepse meshtari sot ka nevojë për një pikë referimi, dhe këtu del lidhja e madhe mes shërbesë së meshtarisë dhe udhëheqjes shpirterore. Ndër të tjera Mons. Ottavio Vitale foli dhe theksoi aspektin e frikës dhe pasigurisë të një meshtari sot, ku për shkak të tundimeve të ndryshme meshtari mund ta humbasë rrugën dhe të hyjë një situata pasigurie. E gjithë kisha sot gëzon për dhuratën e thirrjes së dy bijve të saj dhe ofrimit të jetës së tyre popullit që Zoti ka shëlbuar ]

Previous Maratona e femijeve ne Sapë
Next Motrat saleziane një hapësirë formimi në web

Sugjerime