Maratona e femijeve ne Sapë

Maratona e femijeve ne Sapë

maratonaPrej vitesh Caritas Sapa dhe Famullia e Shen Nikollit, organizojn aktivitetin sportiv “Maratona me Biçikleta”, gjë e cila tashme është kthyer në traditë dhe pritet me padurim nga fëmijët e katekizmit. Janë këto grupmosha që dita – ditës ushqehen me ndjenjen e dashurisë për sportin dhe argëtimin, me realitetin që na rrethon duke respektuar edhe natyrën, ambjenti ku ne rritemi çdo ditë.

Kështu, nën organizimin e Caritasit, kjo maratonë e radhës startoi këtë fundjavë, ku morën pjesë rreth 70 fëmijë të moshës 8-14 vjeç, dhe u zhvillua në intenerarin rrugor Vau-Dejës – Shelqet, Pjesëmarrja e fëmijëve ishte e madhe, ashtu siç e theksuam edhe më sipër, dhe me një entuziazëm dhe harmoni të ngrohtë dashurie mes njëri-tjetrit. E pikërisht ky është qëllimi i këtij eventi, që fëmijët të afrohen sa më shumë afër kishës e cila ofron një formim dhe rritje shpirtërore të denjë për to, të arrijnë të vlerësojnë të drejtat e tyre, të argëtohen, të merren me gjëra pozitive për jetën dhe të largohen nga rrugët. Pra të kenë një edukim shpirtëror, social dhe shoqëror. Kjo dinamikë vlerësohet shumë jo vetëm nga vetë protagonistët, por edhe nga familjarët e tyre dhe mbarë komuniteti ku jetojnë.

Previous No panic! BE nuk është Europa
Next Shugurohen 2 meshtarë të rinj në Lezhë

Sugjerime