‘Zgjeroje vendin e tendës sate.’ (Is 54, 2)

‘Zgjeroje vendin e tendës sate.’ (Is 54, 2)

JunioreELDA NIKOLLI    /

Ka ca artikuj që nuk i gjen në asnjë superpmarket apo qendër tregtare, një ndër to është edhe shpresa. Shpresa jo për një të ardhme më të mirë, por për një të tashme dhe të ardhme me Hyjin, sepse e mira është me Hyjin, sidoqoftë, sepse e mira e vertetë është Hyji vetë. Pavarësisht çdo situate apo sfide, Hyji premton çka asnjë llogjikë njerëzore do përjashtonte, se shkretëtira do të lulëzojë.

Sot rregulltarët/ret e rinj/reja të Shqipërisë ishin të ftuar të bëheshin pjesë e një takimi që ka për qëllim krijimin e një HAPSIRE që mund të shërbejë si vend ballafaqimi, shkëmbimi dhe bashkëpunimi. Çdo kohë ofron sfidat e veta, kjo e jona duket sikur na ballafaqon me ‘paaftësinë’ për tu përgjigjur të gjitha kërkesave që shoqëria na hedh, si mund të jemi shenjë e Hyjit në mes të njerëzve. Ndoshta kjo është shkretëtira jonë nga ku na thërret Hyji dhe nga e cila na premton se beronja do të lindë fëmijë, por me një kusht, që të zgjerojmë vendin e tendës sonë. Jemi të ftuar të jemi të hapur, të rrezokojmë e të dalim, pikërisht ashtu siç na fton dhe pasardhësi i Pjetrit.

Kemi kaluar një ditë ku si dinakmikat e grupit, ashtu edhe pikat mbi të cilat jemi të ftuar të reflektojmë, na kanë pasuruar dhe shtyrë të ndajmë mes nesh përvojat dhe sfidat me të cilat përballohemi çdo ditë.

Ky takim i parë kishtë si qëllim pikënisjen e një sërë takimesh që shpresojmë të konkretizojmë në të ardhmen.

Të gjithë ata që patëm mundësi të merrnim pjesë duket sikur u kthyem nëpër shtëpitë tona më të pasur, më entuziastë, dhe më me dëshirë për tu nisur, për të filluar diçka të re sëbashku.

Drejtimin e këtij takimi nuk do e ketë dikush veçanërisht, por do jemi ne, çdo takim të radhës do e organizojë dikush nga ne. Perceptova njëfar droje teksa na hidhej kjo sfidë, do jemi të aftë të bëjmë në mënyrë që secili/a të përfitojë diçka nga këto takime, të gjej vendin e vet në këtë hapsirë? Do mundemi vertët ne të marrim në dorë këtë nismë? Teksa i bënim vetes këto pyetje gjetëm edhe guximin të prisnim këtë sfidë të bëhemi ne përgjegjës për kohën që do ndajmë bashkë. Përgjegjësia fillon nga këtu, ta bëjmë këtë hapsirë frytdhënëse, dhe frytet ë saj të arrijnë në çdo cep të Shqipërisë, edhe të asaj Shqipëria ku prania e rregulltarëve/reve shqipëtarë është më e vogël.

Previous Gruaja “thes me mbajtë” apo … ?
Next Formimi i vazhdueshën: në shërbim të hirit që na paraprin.

Sugjerime