Deshmi: Une e dua vullnetarizmin

Deshmi: Une e dua vullnetarizmin

vullnetarizemLizabeta Marku    /

Kur përmendet emri “vullnetarizem”, nuk do të dëgjoja kurrë personat që pyesin se “çfarë është vullnetarizmi?”. Vullnetarizmi është dedikimi i vetës tënde, si ndihmë, inkurajim, kujdesje, mbështetje dhe motivim për të tjerët, qoftë këto për njerëzit normal, qoftë edhe për njerëzit e veçantë  (ndryshe). Të quhesh vullnetarë është një vlerë e naltë e njeriut. Jo çdokush mund të bëhet vullnetar, pasi duhet të jesh një person me zemër të gjërë, empatik, i devotshëm për të tjerët dhe jo egocentrik. Sot në Shqipëri me keqardhjen më të madhe mund të thuhet se janë të paktë personat vullnetarë pa interes. Askush nuk mundet të quhet vullnetar kur në fundin e një aktiviteti apo projekti nuk merr më shumë se jep, dhe nuk e kupton që sodisfaksioni që ai merr në fund nuk mundesh ta paguash.Vullnetarizmi është sikur natyra, ti jep pak dhe merr shumë, sikur natyrës (tokës ) ne i falim një farë misri, ndërsa ajo na jep një kalli. Shpërblimi është ndjesia e dashurisë, lumturisë, gëzimit, paqes që ti merr. Sot ne jetojmë në një mjedis mediokër që nuk vlerëson dinjitetin e njeriut, por përulet dhe nëpërkëmbët fjala “vullnetarizëm”. Nuk është e lehtë të bëhesh vullnetarë i devotshëm, është e lehtë për ata persona që nuk ia dinw kuptimin fjalës vullnetarizëm dhe që ndoshta kurrë nuk do ta kuptojnë.

A ekziston vullnetarizmi i vertetë? Po ai fallco?

Sot shohim në rrjetet sociale ( në Facebook, Instagram etj,) foto të aktiviteteve të vullnetarizmit mënyrën sesi ne “DUHET” të dukemi gjatë vullnetarizmit e jo të vlerësojmë atë se çfarë përmban kjo në vetvete. E gjithë kjo është vullnetarizëm fallco, të bësh diçka që t’u biesh në sy të tjerëve. Të dukesh sikur merresh me vullnetarizëm kur nuk e ndien, por dëshiron të dukesh ashtu sikur do të dëshiroje të ishe. Jo, ju lutem mos bëni gjëra që nuk i ndjeni t’i bëni dhe që nuk i bëni për veten tuaj por për t’i rënë në sy botës. Vullnetarizmin duhet ta bëni vetëm për veten tuaj, jo për të tjerët. Një person që dedikon veten në vullnetarizëm, që punon pa u lodhur, që kujdeset për të tjerët më shumë se për veten, që nuk reagon ndaj dhimbjes së vet, por ndaj dhimbjes së personave të tjerë, ai quhet vullnetarizëm. Gjatë disa viteve unë kam bërë , kam parë dhe vëzhguar shumë persona gjatë vullnetarizmit, ajo që unë kam kuptuar është që në kampe verore, shëtitje, aktivitete, festa me fëmijët me aftësi të kufizuar, nuk përkushtohen të gjithë në vullnetarizëm, por tek qëllimet që ato kanë në vetvete. Jo çdokush që niset të bëjë vullnetarizëm , bën vullnetarizëm. Janë të pakët personat që qëllimin e tyre e kanë vetëm tek vullnetarizmi, më mirë mos të bëjnë fare një vullnetarizëm,kur në fundin e saj nuk kënaqen pas kënaqësis që ju jep të tjerëve.Unë e dua vullnetarizmin, dhe vullnetare do të jem gjithë jetën. Dua që t’u ndihmoj të tjerët, pasi keshtu do të ndihmoj dhe veten. Dua që t’i dua të tjerët pasi kështu mund të dua dhe veten. Dua t’u shërbej të tjerëve pasi kështu mund ti shërbej dhe vetës. Dua ta dedikoj veten sepse kështu do ta gjej veten. Dëshiroj dhe shpresoj që vullnetarët të kenë parasysh që të bëjnë diçka të vogël mirë dhe me dashuri të madhe, sesa të bëjnë shumë gjëra dhe jo mirë. Të jesh empatik në jetë është aftësija që të lartëson dinjitetin tënd si njeri. Çdokush mund ta gjejë energjinë, kurajon, dëshirën, forcën për të bërë vullnetarizëm me personat ndryshe. Nëse ne duam, ne e dimë që mund të bëjmë vullnetarizëm, mjafton të duam. Shpresoj që vullnetarët në Shqipëri të fillojnë të rriten në numër dhe në zemër. Të jesh me zemër dhe ta ndiesh atë janë rëndësishme që çdo person mund të ketë. Sikur Zoti që kujdeset për ne edhe ne duhet të kujdesemi për të tjerët. Jemi gjithmonë në kohë për t’i përmirësuar dhe ndryshuar gjërat,duke filluar që tani…..

Veprat e Apostujve 20,35 Në cdo pikëpamje ju tregova me shembull se duke punuar kështu, duhet t’u ndihmohet të paaftëve, duke na rënë në mend fjalët e Jezusit Zot : ‘ më i lum është ai që jep se ai që merr’.

Previous Nje minut per paqen ...
Next Gruaja “thes me mbajtë” apo … ?

Sugjerime