Motrat Benedektine te Provanise Hyjnore – 25 vjet ne Shqiperi

Motrat Benedektine te Provanise Hyjnore – 25 vjet ne Shqiperi

MOTRAT BENDEKTINEPEREGRINUS    /

Motrat Benedektine të Provanisë Hyjnore këto ditë kanë kremtuar 25vjetorin e pranisë së tyre në qytetin e Durrësit. Një prani cilësore dhe shumë e rëndësishme e tyre, duke qenë se tashmë shkolla 9-vjeçare “Vinçenc Prennushi”, e drejtuar dhe administruar prej tyre, është ndër shkollat më të kërkuara në Durrës dh në rang vendi ndër më cilësoret.

Në vitin e largët 1991, motrat Benediktine vijnë në Durrës të nxitura nga Mons Piero Marini, i cili në atë kohë ishte ceremonieri i Papës Gjon Pali II. Vijnë me një mision, për t’i dhënë ndihmë një vendi dhe një Kishe që kishte dalë nga katakombet e pikërisht në qytetin e Durrësit. Kuptohet me vështirësitë dhe problemet që ajo kohë Kishte, por motrat me vullnet të palëkundshëm vazhduan e vazhdojnë veprën e tyre në Durrës.

Festimet u bënë me datë 2 dhe 3 qeshor. Së pari në ambjentet e shkollës “Vinçenc Prennushi”, që është edhe vepra e tyre themelore, e më pas, të nesërmen, në famullinë e shën Luçisë për kremtimin e meshës së bashku me Nuncin Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Ingles dhe Ipeshkëvin Mons. Piero Marini i cili tani udhëheq Dikasterin Roman për Kongreset Eukaristike.

Mesha u kryesua nga Nunci Apostolik, ndërsa homelia u mbajt nga Imzot Marini, i cili theksoi, piëkrisht në ditën e Zemrës së Shenjtë të Marisë, këtë dhurim të Marisë duke e lidhur me punën dhe dhurimin e motrave në misionin e tyre në Shqëipri.

Në fund të meshës edhe Nunci Apostolik inkurajoi e falenderoi motrat për punë e tyre në emër të papa Françeskut.

E pranishme më meshë ishte edhe nëna Gjenerale e Motrave Bendektine, Motër Lina e cila ka shërbyer për shumë vite në Shqipëri si misionare.

Ky vit për famullinë e shën Luçisë është viti i shumë përvjetoreve, pasi në vitin 1991 kanë ardhur në Durrës misonarët e parë si Don Mark Sopi e Don Damjan Kurti, motrat e Nënë Terezës, Motrat e Gjakut të Krishtit e Motrat Vinçenciane. Kremtimi i këtij përvjetori si famulli do të jetë me datë 1 tetor 2016.

Previous A është Kisha në Shqipëri bashkëkohëse e shqiptarëve?
Next Nje minut per paqen ...

Sugjerime

Kisha në trevat shqiptare
Kisha në trevat shqiptare
Kisha në trevat shqiptare