Krerët fetarë të Elbasanit mbështesin Metropolitin e ri të Kishës Ortodokse
22/04/2016 1093 Views

Krerët fetarë të Elbasanit mbështesin Metropolitin e ri të Kishës Ortodokse

Komiteti i Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, ndoqi me shqetësim, keqardhje e plot mëshirë, deklaratën e zotit Nikolla Marku bërë në media në datën 19 prill 2016 për faktin se gjuha e përdorur prej tij ishte e mbushur me mllef, ofendime dhe shprehje aspak të denja për një qytetar e aq më tepër për dikë që prezantohet si klerik e që duhet të predikojë paqe dhe dashuri.
Qendra e Bashkëpunimit NdërFetar në Elbasan prej shumë vitesh është e angazhuar në rritjen dhe forcimin e harmonisë midis komuniteteve fetare në Qarkun tonë, duke qenë promotore dhe mbështetëse e dialogut ndërmjet feve për të ndihmuar njëri-tjetrin në dobi të shoqërisë sonë, duke ndikuar pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të hasuara ndërmjet tyre, gjatë këtyre viteve, por asnjëherë dhe në asnjë rast nuk është përfshirë e as ka ndërhyrë në asnjë prej çeshtjeve apo problemeve të brendëshme të secilit komunitet fetar në respekt të lirisë dhe pavarësisë së tyre të plotë.
Ne nuk pajtohemi për asnjë arsye dhe me askënd që përdor gjuhen e urrejtjes, ofendimit apo aludimit, për dhunë si brenda dhe jashtë komuniteteve fetare, ndaj njëzëri kundërshtojmë thëniet e z. Nikolla Marku ndaj Mitropolitit të sapo zgjedhur të Elbasanit Imzot Andonit dhe përgojimin e përfaqësuesve të nderuar fetarë prej tij, për arsye se ata, me përulësinë që i karakterizon dhe përgjegjësinë e tyre baritore, iu përgjigjën ftesës ashtu si autoritet shteterore, qendrore e lokale, për të qenë të pranishëm në fronëzimin e mitropolitit të Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësi Andon Merdanit.
Me këtë rast, ne anëtarët e Komitetit të Bashkëpunimit NdërFetar në Elbasan shprehim unanimisht urimet tona për fronëzimin e Hirësi Andonit, si mitropolit i Elbasanit, Shpatit e Librazhdit, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke dëshiruar që me përulësi dhe përkushtim të kontribojë sa më gjatë në të mirë të komunitetit ortodoks dhe gjithë banorëve të Qarkut të Elbasanit.

Komiteti ndërfetar i Elbasanit
Myfti Agim Duka , At Gjergji Trebicka, Baba Faik Selmani, famulltar Emilio Valente
z. Arben Ramkaj At. Stavri Çipi Dervish Admir Muçodemi z. Sokol Lulgjuraj

Previous Ditën e hëne Papa Françesku priti ipeshkvin e Sapës, Imzot Lucjan Avgustini.
Next Zyrtare: Kisha Katolike ka tashmë 38 martirë e saj. Faleminderit Papa Françesku!

Sugjerime