Papa Françesku: Pas shumë vuajtjesh Shqipëria është ringritur në dinjitet dhe në besim!

Papa Françesku: Pas shumë vuajtjesh Shqipëria është ringritur në dinjitet dhe në besim!

Mons. Ramiro Molinar Ingles uncovers the bust of Pope Francis set downtown Albanian capital Tirana on the third anniversary he has been at the post, Tuesday, March 15, 2016. Two years ago Pope Francis visited Albania in his first trip abroad in the continent praising the tiny western Balkan country’s religious coexistence.  (AP Photo/Hektor Pustina)

Mons. Ramiro Molinar Ingles zbulon bustin e Papes Francesku ne Tirane
(AP Photo/Hektor Pustina)

Në Udiencën e të Mërkurës në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, në të cilën papa ka folur për çështjen e emigracionit, në një moment ka përmendur edhe Shqipërinë.

Duke folur për profetin Jeremia që u drejtohet  izareliëteve, të cilët ishin në tokë të huaj, dhe u hap shpresën për kthimin në atdhe, Françesku ka një mendim edhe për Shqipërinë. Ai krahason përvojën e vuajtur të Izraelit me atë të Shqipërisë edhe pse në kontekste të ndryshme sigurisht. Ja teksti i Papës Françesku:

“Jeremia u drejtohet izraelitëve që janë të shpërngulur në tokë të huaj dhe u paralajmëron atyre kthimin në atdhe. Ky kthim është shenjë e dashurisë së pafund të Hyjit Atë që nuk i braktis fëmijët e vet, por kujdeset për ta dhe i shpëton. Shpërngulja kishte qenë për Izraelin një përvojë shkatërruese. Feja ishte lëkundur sepse ishin në tokë të huaj, pa tempulinl, pa kultin, pas shkatërrimit të vendit ishte e vështirë të vazhdoje të besoje në mirësinë e Zotit. Më vjen në mendje Shqipëria që është kaq afër dhe se si pas shumë përndjekjesh dhe shkatërrimi ka arritur të ngrihet në dinjitet dhe në besim.”

Previous Promovohet në shqip: Do t'ju jap barinj (Pastores dabo vobis), Porosia enciklike rreth formimit të meshtarëve.
Next Përurohet busti i Papës Francesku përpara piramidës në Tiranë

Sugjerime