Promovohet në shqip: Do t’ju jap barinj (Pastores dabo vobis), Porosia enciklike rreth formimit të meshtarëve.

Me 25 mars të vitit 1992 Papa shën Gjon Pali II firmosi nxitjen apostolike Postores dabo Vobis.  Kjo nxitje apostolike që i kushtohet në mënyrë të veçantë formimit të kandidatëve  për urdhrin e meshtarisë. Ku çdo meshtarë është i thirrur që të jetë një bari sipas zemrës së Krishtit, zemër butë dhe i përvujtë. Formimi meshtarak që propozon kjo nxitje themelohet në katër dimensione. Dimensioni njerëzorë që është themeli i të qenurit meshtarë, dimensioni shpirtëror si konfigurim me personin e Krishti dhe thirrje në shenjtëri, dimensioni intelektual, me anë të cilit njeriu merr pjesë në dritë e mendjes së Hyjit, dhe njohjen e shkencave të ndryshme. Dhe së fundmi por jo më pak i rëndësishëm është dimensioni baritor, ku çdo kandidat formohet me qenë në shërbim të Zotit duke i shërbyer popullin të  vet, si barinj të mirë sipas shembullit të Krishtit.

Këtë vit kemi fatin ta  kemi nxitje apostolike të përkthyer në gjuhen shqipe. Përkthim që erdhi falë punës së disa seminaristave të seminarit të Shkodrës. Ku ditën e diel në kuadrin e përkujtimit të 70 vjetorit të pushkatimit të Eprorëve të seminarit, Padër Fausti, Padër Danjel Dajani dhe të seminaristit Mark Çuni, në vitin 1946 nga diktatura e egër Komuniste, është bërë  promovimi i kësaj nxitjeje apostolike në gjuhën Shqipe në ambientet e Seminarit Ndërdioqezan  Shqiptarë. Promovimi i kësaj nxitje u bë nga zëvendës Rektori i Seminarit dom Gjovalin Simoni.  Ku që në hyrje Ai e vuri theksin që meshtari është njeri i misterit, njeri i bashkimit dhe njeri i misionit. Meshtari i dërguar prej Atit nëpër Jezu Krishtin i cili është Bari dhe Dhëndër i Kishës. Meshtaria ka një dimension kristologjik, d.m.th që ne nuk e meritojmë meshtarinë por na është dhënë si pjesëmarrje në meshtarinë e Krishtit. Një tjetër çelës që na ndihmon ta kuptojmë dinjitetin e meshtarit është edhe ai baritor, sepse ai formohet pikërisht për tu kthyer përsëri në mesin e njerëzve nën shembullin e Mësuesit Kryemeshtarë ku edhe ne jemi të ftuar të japim jetën për miqtë tanë.

Nga KRISTJAN MARKU (Seminarist)

Previous A kemi nevoje ne meshtaret per formim?
Next Papa Françesku: Pas shumë vuajtjesh Shqipëria është ringritur në dinjitet dhe në besim!

Sugjerime