Moter Maddalena Guarino kthehet ne shtepine e Atit

Moter Maddalena Guarino kthehet ne shtepine e Atit

MOtra madalenaPeregrinus.al    /

Ka ndërruar jetë në Taranto (It) motër Maddalena Guarino saleziane e cila ka punuar në Shqipëri për 15 vite rresht. Motër Madalena apo Maddy, sikurse e thërrisnin motrat e veta, ishte nga Sinise (PZ –It) dhe për shumë vite ka qenë dekane e motrave saleziane në Soverate (It) dhe ende është i gjallë kujtimi i saj në të rinjë e viteve 60’, 70’ dhe 80’.

Në Shqipëri motrat saleziane e kujtojnë me shumë nostalgji dhe mirënjohje. Për motër Mimoza Palucën ajo ishte ” Nje jete e dhuruar “deri ne frymen e fundit”.

Për motër Teuta Bukën “ka shkuar te Zoti një person që e ka dashur shumë Zotin”. Motër Jolanda Jaku shprehet për të me shumë mirnjohje: “Ooh sr Maddi, sa vite ishim bashkë …sa e për sa vajza u bëre nënë. Faleminderit për çdo gjë…Zoti i dashurisë të shpërbleftë tani me përqafimin e Tij të amshuar!”.

Po ashtu motra Mikaela Kubickova në profilin e saj në fb shprehet: “Zoti i dashurisë solli te vedi m.Maddalenën që të mund të pushon në dashurinë e Tij nga çdo dhimbje që e ka shqetësuar në kohe të fundëta. O Maddy jonë që tash mund të shijosh lumturinë e Dashurisë në të cilën shkrihet çdo vështirësi, lumturinë e cila nuk ka kufi as në kohë as në intensitet… thuaje Zotit për ne, që të na mbron në rrugët e jetës sonë, kujto Zotit një nga një çdo prej vajzave të tua të cilat të kishin si nënë në konvikt, kujto Zotit për çdo person që takove në Shqipërinë që aq shumë ke dash, kujto edhe për motrat e tu me të cilët bashkëndave gëzimet dhe vështirësitë të ecjes … , pusho në lumturinë pa fund dhe kujto Zotit për ne.”

Nga komentet e shumta në facebook shprehet dashuri edhe nga personat që kanë pasur rastin ta njohin motër Madalenën. Edhe ne shprehim ngushëllimin tonë dhe falenderimin për motrën që ka jetuar e shpenzuar energjitë e saja për të rinjtë e të rejat sipas stilit të Don Boskos. Pushofsh në paqe motër e dashur! Lutu për ne!

Previous Një ndihmë e thjeshtë për t’u rrëfyer sa më mirë.
Next Dy fjalë zemre për Motër Maddy-n

Sugjerime