Dy fjalë zemre për Motër Maddy-n

Dy fjalë zemre për Motër Maddy-n

Sr MaddyTEUTA BUKA     /

Po, sr Maddy si i pelqente te firmoste ne konfidence, kishte marre kete shkurtim te emrit ne bashkesine e Shkodres ku ka jetuar 13 vite qe nga viti 2000, ndersa dy vitet e fundit ne bashkesine e Tiranes nga ku u largua me 2 janar 2015 per t’u kuruar ne Itali. Ka lindur ne Senise me 19 tetot 1937 dhe pasi ka bere kushtet e para rregulltare ne 1951. Ka dhene kontributin e vet ne disa bashkesi te Italise, po ne veçanti ne Soverato ku ka bere me dashuri te madhe misionin e saj edukativ mes vajzave per 36 vite.

Une personalisht kam jetuar ne te njejten bashkesi me te per 11 vite. Jeta per moter Maddin nuk ka qene e thjeshte, vuajtjet e humbjet e medha familjare e kane shenuar qe ne moshen 9 vjecare me humbjen e Nenes se saj te re. Ky mall i madh qe barte me vete nuk e ka shtypur, por e ka nxitur te jetoje nje jete te plote, te gezueshme, te dhuruar pa kushte. Shpesh thoshte: “kur te shkoj ne Parajse dua te çmallem me Nenen time”. Kjo per pjesen e saj intime. Por bukuria e pesonit te saj qendron ne fatkin se perveç nje karakteri entuziast e te ndjeshem ajo ka bere nje pune te madhe me veten e vet per te ushqyer me lutje e sakrifica dashurine e madhe per Zotin e jetes, pasionin e madh edukativ ne misionin delikat me vajzat e konviktit te Shkodres. Nje koherence e madhe e vullnetshme dhe e levruar e kane shoqeruar gjithmone. Asnje leshim per vete, por e gatshme per te tjeret kurdohere. Duke lexuar deshmite e vajzave te cilave i eshte dedikuar, mund te perceptosh lehte se ajo ka lene gjurme ne formimin e tyre njerezor e shpirteror dhe se eshte si nje busull drite per ta.

Dua te mbyll me nje shprehje qe disa here ma ka thene. “Per te qene edukatore saleziane duhet te besh gjithcka me perpikmeri e dashuri: lutjen, punen dhe gjithmone, sepse kur ne nuk jetojme mire thirrjen tone edhe ne gjera te vogla te neglizhuara, edhe kur nuk na sheh askush… kjo e dobeson forcen e se mires qe mund t’i bejme vajzave, nuk mund te jemi edukatore te verteta. Falenderoj Zotin qe me dha mundesine ta njoh e te mesoj prej saj.

Previous Moter Maddalena Guarino kthehet ne shtepine e Atit
Next A kemi nevoje ne meshtaret per formim?

Sugjerime