Do t’ju jap barinj sipas zemres time

Do t’ju jap barinj sipas zemres time

PastoresANGELO MASSAFRA O.F.M     /

Kam kënaqësinë që në këtë Vit Jubilar të Mëshirës të paraqes në gjuhën shqipe Nxitjen Apostolike të Shën Gjon Palit II “Pastores dabo vobis”, mbi formimin e meshtarëve në rrethanat aktuale. Pikërisht, në këtë vit Ati i shenjtë na nxit që t’i afrohemi më shumë sakramentit të Pajtimin që nëpërmjet përsonit të meshtarit na jepet mundësia për të shijuar mëshirën e Zotit.

Ky përkthim vjen në gjuhën shqipe si nismë e Seminarit Ndërdioqezan në Shkodër, ku është edhe vendi i posaçëm për formimin e meshtarëve të ardhshëm për Kishën në të gjitha trevat shqiptare. Në këtë vit përkujtojmë edhe 70 vjetorin e pushkatimit të At Daniel Dajanit, Rektor i Seminarit Papnor Shqiptar, At Giovanni Fausti Zv/Rektor, i seminaristit Mark Çuni dhe të fratit françeskan At Gjon Shllaku; të gjithë në listën e Martirëve të Krishtit në Kishën Shqiptare.

Gjaku i martirëve është fara e të krishterëve të rinj- thoshte Tertulliani. Kjo vërtetohet edhe në kishën tonë por edhe në rreshtin e meshtarëve që kanë dal nga ky Seminar pas viteve ’90. Falë punës së palodhshme të Formatorëve të Seminarit, sot Kisha në Shqipëri dhe më gjerë po shërbehet edhe nga meshtarët vendalì të cilët janë fryt edhe i lutjes dhe i gjakut të këtyre martirëve. Prandaj duke parë nevojat e shumta që mbarë kisha universale ka për meshtarë Papa Gjon Pali II ka mbledhur në Romë ipeshkvinjt për të diskutuar mbi formim dhe situatën e thirrjeve në Kishë. Më pas, me 25 mars të vitit 1992, Ati i Shenjtë, ka shpallur nxitjen apostolike Pastores dabo vobis  që përkthehet: “Do t’iu jap barinj sipas zemrës sime” (Jer 3,15 ). Në këtë nxitje Shën Gjon Pali II në fillim është ndalur shumë tek rrethanat dhe famullitë nga të cilat lindin thirrjet. Sepse meshtari është një njeri i dal nga populli që ti shërbejë popullit. Prandaj një rëndësi të veçantë kanë edhe familjet ose famullitë që duhet të jenë gjithnjë e më shumë burim, kujdesje dhe mbështetje e thirrjeve të reja.

Me këtë rast nxis edhe një herë të gjitha familjet, famullitë, meshtarët dhe motrat që ta marrim për zemër dëshirën dhe zellin për të punuar më shumë për thirrje, sepse në këtë mënyrë jetojmë atësinë ose amësinë tonë duke qenë të frytshëm në trashëgiminë tonë shpirtërore. Me siguri që thirrja është dhuratë e Zotit, por nga ana tjetër ka nevojë që të kujdesën edhe nga mbështetja njerëzore me shembull dhe dëshmi jete.

Kjo nxitje na tregon sa i rëndësishëm është formimi në jetën e meshtarit. Ai bazohet mbi katër shtylla: formimi njerëzor, formimi shpirtëror, formimi intelektual dhe ai baritor. Mbi këta shtylla i riu në formim fillon të marr pamjen e Krishtit sepse është i thirrur që t’i përngjajë Atij në gjithçka, të bëhet një “Alter Christus”- një Krisht tjetër. I gjithë qëllimi i formimit atëherë është që meshtari të marrë formën e Krishtit e kështu pastaj t’i shërbejë popullit të Zotit me të njëjtat ndjenja të Krishtit. Prandaj, na thotë Zotit: “do t’iu jap barinj sipas zemrës sime”. Nisur nga kjo ngjashmëri e meshtarit me personin e Krishtit lind atëherë edhe dëshmia më efikase e një jete të lidhur ngushtë me Të dhe që bëhet edhe tërheqëse edhe për të rinjtë të tjerë.

Në fund, gjej rastin të falënderoj seminaristat Gasper Kolaj, Kolë Dedaj dhe Jetmir Nikolli për punën e tyre të përkthimit dhe të shikimit në gjuhën shqipe, sepse kush më mirë se ata mund ta jetojnë dhe ta kuptojnë rëndësinë e kësaj nxitjeje për jetën e tyre si përgatitje për dhuratën e meshtarisë.

Lusim Zotin që të dërgojë në Kishën tonë punëtor të shenjtë, të zellshëm e të shumtë që me bujarì t’i dhurohen Zotit dhe Kishës për shërbimin meshtarak mes popullit që Zoti do t’iu besojë.

 

31 dhjetor 2015

70° vjetori i arrestimit

+ Angelo Massafra OFM

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër- Pult

I Deleguari i Konferencës Ipershkvnore për Seminarin

Previous Gostime (Elbasan) – Jubileu i meshires
Next "Spotlight" filmi per pedofiline qe fitoi Oskar

Sugjerime