Hyji nuk ndeshkon, Ai pret …E DIELA III E KRESHMES    /

Hyji nuk ndeshkon, Ai pret …E DIELA III E KRESHMES /

Ungjilli

Fiku

13 1 Pikërisht atëherë ia behën disa dhe i treguan çka u kishte ndodhur disa galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me gjakun e flive të tyre. 2 Jezusi iu përgjigj:“A mendoni se këta galileas, që sharruan kështu, qenë mëkatarë më të mëdhenj se të gjithë galileasit e tjerë? 3 Unë po ju them: jo! Por, nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata! 4 A kujtoni se ata të tetëmbëdhjetët, mbi të cilët ra kulla e Siloesë dhe i mbyti, qenë më të mëdhenjtë mëkatarë ndër të gjithë banorët e Jerusalemit? 5 Unë po ju them: jo! Por, nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata!”6 Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e vet. Shkoi, kërkoi fryte në të, por nuk gjeti. 7 Atëherë i tha vreshtarit: ‘Ja, tash tri vjet po vij e po kërkoj frytin e këtij fiku e nuk po e gjej. Preje! Pse ta shfrytëzojë kot tokën?’ 8 Ai iu përgjigj: “‘Zotëri, lëre edhe këtë vit që ta mih përreth e t’i qes pleh. 9 Ndoshta në të ardhmen do të japë fryte… Po qe se jo, atëherë do ta presësh!’“

Komenti

Sot ungjilli na jep një mësim të bukur jete, që ne vazhdojmë ta harrojmë: Hyji nuk ekziston për të na ndëshkuar, Ai nuk është Hyji hakmarrës, është Hyji i mirë që i do të gjithë pa dallim. Ideja se katastrofat janë një ndëshkim për mëkatarët, nuk pranohet prej Jezusit, në të vërtet vdekja, qoftë nëse ti e kërkon, qoftë nëse nuk ke faj për të, nuk dëshirohet kurrë prej Hyjit, por është pasojë e veprimtarive tona (si ata galileasit që kisin ngritur krye kundër Pilatit), ose e mosveprimit tonë : mund të rrimë të ulur, të mos hidhemi me turmen dhe të shohim të na bjerë mbi shpinë një kullë vetëm për për faktin se ishim aty në atë moment. Të gjithë jemi bij dhe bija dhe Hyji nuk dëshiron shkatërrimin e askujt, por na takon neve t`i hapemi  kthimit, pra të ndryshojmë dhe t`i besohemi planit të Tij shpëtimtar për të mos qënë ndërtues të fatkeqësive tona. Pjesa e dyte ungjillit na paraqet shëmbëlltyren e fikut që nuk jep fyte. Fiku është njëra prej bimeve më të zakonshme në Palestinë dhe simbolizon popullin e zgjedhur, pra krejt njerëzimin. Njerëzimin dembel dhe të paaftë për të prodhuar fryte, tek i cili Jezusi ka besim përtej çdo parashikimi për sukses. Pema e fikut nuk ka nevojë për fertilizantë dhe kjo dihet prej nxënësve, dhe shëmbëlltyra e mbjellësit që angazhohet për ta plehuruar, për t`i kushtuar vëmendje të veçanta na bëjnë të shijojmë dashurinë e Hyjit ndaj nesh, dashuri e pakufishme që dhurohet dhe pret me durim përgjigjen tonë.

Previous Sa komunikon Kisha në Shqipëri?
Next Gostime (Elbasan) – Jubileu i meshires

Sugjerime