Studimi: Shtëpia e parë botuese në Shqipëri

Studimi: Shtëpia e parë botuese në Shqipëri

posteri.TiranePeregrinus.al      /

Studjuesi dhe historian gjerman Markus W.E. Peters vjen per publikun shqiptar me librin e tij te dyte si kontribut per historikun e njerit prej institucioneve kulturore me te rendesishme te fillimeve ne Shqipëri, atij të shtëpisë botuese të Jezuitëve të Shkodrës. Me anë të një hulumtimi disa vjeçar dhe shfrytëzimit të shumë dokumentave historike, Dr. Peters këto ditë do të promovojë në Tiranë dhe në Shkodër librin e tij në gjuhën shqipe.

Promovimi në Tiranë do të bëhet në ambjentet e Akademisë së Shkencave me datë 1 mars 2016 në orën 10.00 paradite. Kjo veprimtari është një bashkëpunim ndërmjet Jezuitëve të Shqipërisë dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike. Ligjëruesit e kësaj dite do të jenë personalitete në fushën e historisë dhe të studimeve jezuitike. Ata janë Dr. Mario Imperatori S.J. Drejtor dhe Docent i dogmatikës në Institutin filozofiko-teologjik të Shkodërës, Studiuesi dhe gjuhëtari Prof. Dr.Bardhyl Demiraj, Studjuesi dhe docenti i Islamit në Institutin Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj, si dhe vetë autori Dr. Don Markus Peters i cili aktualisht, përvçse studjues, është edhe famullitar në një fshat të Zvicrës gjermane.

Previous “Ejani e shihni” Takimet thirrore, çdo të shtunë të tretë të muajit.
Next Promovimi: Thirrja njerëzore një mister

Sugjerime