Sa herë pyesim vetën: a ekziston Zoti? Ja si mundohet ta shpjegojë një shkrimtar hungares.

Sa herë pyesim vetën: a ekziston Zoti? Ja si mundohet ta shpjegojë një shkrimtar hungares.

10391802_10208530233842737_1986900021678946314_n

AGUSTIN BARDHI/

 

Në barkun e një nëne ishin dy fëmijë. Njëri pyeti  tjetrin:

“A beson në një jetën pas lindjes?”

Tjetri u përgjigj: “është e qartë,  duhet të jetë diçka pas lindjes së fëmijës. Ndoshta ne jemi këtu për tu përgatitur për atë që do të vijë më vonë.” “Dokrra”,  I tha i pari.

“Nuk ka jetë pas lindjes. Çfarë lloj  jete do të ishte?”

I dyti tha:

“Unë nuk e di, por do të ketë më shumë dritë se këtu. Ndoshta ne mund të ecim me këmbët tona dhe të hamë me gojët tona. Ndoshta ne do të kemi mënyra të tjera që ne nuk mund të kuptojmë tani.”

I pari u përgjigj:

“Kjo është absurde. Ecje është e pamundur. Dhe  të hamë me gojë!? Qesharake! Zorra e kërthizës na ofron të ushqyerit dhe çdo gjë tjetër që na nevojitet. Zorra e kërthizës është shumë e shkurtër. Jeta pas lindjes është jashtë çdo diskutimi.”

I dyti këmbënguli: “E pra, unë besoj se ka diçka dhe ndoshta ndryshme nga ajo që është këtu Ndoshta njerëzve nuk do tu duhet më ky tub fizike…”

I pari  e kundërshtoi:

“Dokrra, dhe përveç kësaj, në qoftë se ka me të vërtetë jetë pas lindjes, pse, askush nuk është kthyer kurrë prej andej? Lindja është fundi i jetës dhe në pas-lindjen nuk ka asgjë tjetër, vetëm errësirë, heshtje dhe harresë! Lindja nuk do të na sjellë askund. ”

“bhoo, unë nuk e di,” tha i dyti “, por ne me siguri do të gjejmë nënën, dhe ajo do të kujdeset për ne.”

I pari i tha:

“Mami, ti me të vërtetë beson tek mami? Kjo është qesharake. Nëse mami është aty, atëherë, ku është ajo tani?”

I dyti tha:

“Ajo është e gjitha rreth nesh. Ne jemi të rrethuar prej saj. Ne jemi në të. Prej  asaj ne jetojmë. Pa të, kjo botë nuk do të ishte dhe ne nuk mund të ekzistonim.”

Ai i pari tha: “Epo, unë nuk mund ta shoh atë, atëherë për mua është logjike se ajo nuk ekziston.”

Por i dyti u përgjigj: “. Nganjëherë, kur qëndron në heshtje, në qoftë se përqendrohesh vërtetë  për të  dëgjuar, mund të vëresh praninë e saj dhe të dëgjosh zërin e saj prej atje lart”.

Kjo është mënyra e një shkrimtar hungarez për shpjeguar ekzistencën e Zotit.

Previous Ti qofsh lëvduar o Zot, në shqip.
Next FYTYRËN TËNDE UNË KËRKOJ

Sugjerime