Në Brunei, 5 vjet burg për këdo që feston Krishtlindjen!

Në Brunei, 5 vjet burg për këdo që feston Krishtlindjen!

bruneiMDF04381_1_48928280_300

PEREGRINUS/

Pesë vjet burg për këdo që feston Krishtlindjen në Brunei. I vogli, dhe i pasuri (me naftë) Sulltanati i Azisë juglindore forcon normat që tashmë  që në vitin 2014 shkaktuan polemika në mbarë botën. Sulltani, Hassanal Bolkian, shpesh në krye të sundimtarëve më të pasur në botë, përsëriti linjën e tije të ashpër, në territorin e tij të vogël në ishullin të Bruneit, një aplikim të rreptë të Sheriatit, ligjit kuranorë, prezantuar vitin e kaluar dhe që tani zbatohet duke dërguar për të gjithë në burg ata që  festojnë një përvjetor jo islamik, në këtë rast e Krishtlindjen. Me termin “festojmë”, shkruan gazeta britanike Daily Telegraph, i referohet “nxjerrjes” ose “mbajtjeve të simboleve fetare, si kryqi, ndezja e qirinjve , dekorimi i pemëve të Krishtlindjes dhe  këndimi i himneve fetare, ose dërgesa e urimeve”: me pak fjalë, çdo gjë  që është e lidhur Krishtlindjen.

 

Jomyslimanet nga Brunei mund të “shenjtërojnë Krishtlindjen, por vetëm brenda komunitetit të tyre dhe pasi kanë njoftuar autoritetet për qëllimet e tyre.” Vendimi pason atë të majit të vitit 2014, kur, me futjen e ligjit të Sheriatit në Kodin Penal, aplikuar edhe për jo të krishterët, u vendosën dënime të tilla si gurë, rrahje me kamxhik dhe prerja e duarve dhe këmbëve, dhe për asgjë nuk kanë shërbyer mobilizimet e thirrjet Ndërkombëtareve për një bojkotuar  hotelet luksoze të cilat Sulltani zotëron në Evropë dhe Amerikë. Në vitin 2013 një ndalim i ngjashëm erdhi nga Somalia, i cili ligjëroj  për ta bërë këtë për herë të parë që nga lufta civile e vitin 1991.

 

Edhe në Azinë Qendrore vazhdojnë kufizimet ndaj pakicave të krishtera, sidomos me afrimin e Krishtlindjes. Taxhikistani ka ndaluar në shkolla pemët e Krishtlindjes dhe kartolina urimesh.

 

(nga Avvenire)

Previous Hyji e dashuron brishtësinë! – E DIELA IV E ARDHJES
Next Në bujtinë nuk pati vend per ta – MESHA E NATES

Sugjerime