Në vitin e Mëshirës, një vepër mëshire nga të rinjtë  e famullisë Rrëshenit

Në vitin e Mëshirës, një vepër mëshire nga të rinjtë e famullisë Rrëshenit

1899137_10208079159486160_1883715152_n

PEREGRINUS/

Është viti i Mëshirës, një vit që na jep mundësi të gjithëve të japim kontributin tonë për një shoqëri më bashkëpunuese e të mëshirshme me njëri-tjetrin.

Gjatë kësaj periudhe, për më tepër që jemi në kohën e pritjes së lindjes së Krishtit, shumë famulli kanë marrë iniciativa të ndryshme për ty ndjerë të dobishëm.

Në Rrëshen të rinjtë e famullisë morën një angazhim vullnetarë për të ndihmuar familje në vështirësi ekonomikë për t’u dhënë një mundësi minimale për të pasur një tryezë të gëzueshme për festën e Krishtlindjes.

Ata shkuan në të gjitha dyqanet e qytetit duke propozuar iniciativën e tyre. Duhet thënë se në përgjithësi është treguar vërtet një bujari fisnike nga ana e tregtarëve mirditorë, edhe pse nuk kane munguar rastet ku nuk është dhënë asgjë, por kjo nuk duhet të na shkurajojë, as Krishti nuk është pranuar nga të gjithë.

Ajo qe ka rëndësi është se të rinjtë tanë të rritur në mesin tonë, janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për të shtuar një buzëqeshje më shumë në komunitetin e tyre.

Kjo është mrekullia e parë e Krishtlindjes.

Previous SAPE: SHFAQJE E KRISHTLINDJES NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE.
Next PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË DRITËN E SHKRIMIT TË SHENJTË

Sugjerime