SAPE: SHFAQJE E KRISHTLINDJES NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE.

SAPE: SHFAQJE E KRISHTLINDJES NGA FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE.

PEREGRINUS/

12390873_766820886784320_4813103789200158111_n

Ndërsa Krishtlindja po afron, këtë të shtunë Caritas Dioqezan Sapa zhvilloi festen tradicionale të Krishtlindjes me Personat me Aftësi Ndryshe nga Dioqeza e SAPES. Të bashkuar në Katedralen Nënë Tereza në Vau-Dejës, kremtimi i kësaj dite filloi me Meshën Shenjte udhehequr nga Shkelqesia e Tij Imzot Lucjan Avgustini në bashkëkremtim me meshtarë të tjerë te Dioqezes.

Gjatë fjalës së rastit Ipeshkëvi u ndal në rëndësinë e festës së madhe të Krishtlindjes dhe të Vitit Jubilar të Mëshirës, kohë kjo e veçantë e hirit të Zotit për dobinë shpirtërore të gjithsecilit dhe për të mirën e gjithmbarshme të njerëzimit.
Nga ana e Ipeshkvit nuk munguan edhe urimet e ngrohta e të përzemërta për këto persona, të cilët edhe pse në vuajtje të ndryshme fizike, dinë ta vlerësojnë jetën duke vënë në qendër shpresen ne Zotin.

E veçanta e kësaj dite ishte shfaqja e dramës së Krishtlindjes luajtur nga Personat me Aftësi Ndryshe anetar te qendres Keshillimore pran Caritasit Sapa. Me ndihmën e stafit dhe vullnetarëve të Caritasit prej ditësh kishin filluar përgatitjet dhe provat në mënyrë që kjo dramë të bëhej sa më mbreslënëse. Me shfaqjen e tyre dinjitoze para besimtarëve Personat me Aftësi Ndryshe sollën atmosferën e ngrohtë të lindjes së Jezusit në Betlehem. Secili aktor personifikohej nga një personazh i historisë së Lindjes së Jezusit. Kjo dramë u përcoll me duartrokitje dhe emocione, e madje dha një mesazh sensibilizimi se personat e tillë mund të jenë si gjithë të tjerët. Pavarësisht mangësive te tyre, dëshira për të qënë edhe për t’u paraqitur si gjithë të tjerët është aq e madhe, saqë ata vetë kontribuojnë me modesti ne ndryshimin e mentalitetit dhe mendësive të një shoqërie të tërë. Dita u mbydh me Dreken e Krishtelindjes me te gjith personat me aftesi ndryshe dhe shperndarjen e dhuratave per gjithsecilin te ofruara nga Caritas Dioqezan SAPA.

Previous PAPA JEP FIRMËN PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS – NJIHET MREKULLIA E NJË SHËRIMI
Next Në vitin e Mëshirës, një vepër mëshire nga të rinjtë e famullisë Rrëshenit

Sugjerime