JUBILEU I MESHIRES – ADMINISTRATURA E JUGUT

JUBILEU I MESHIRES – ADMINISTRATURA E JUGUT

Lushnje JubileuJubileu i meshires ka nisur edhe ne Administraturen e Jugut ne dy Kisha te saj ate te shen Piut X ne Elbasan dhe te Shen Pjetrit e Shen palit ne Lushnje. Ne te dyja kremtimet ka qene i pranishem Administratori i Jugut Sh. T. Imzot Hil Kabashi dhe meshtaret e kesaj Administrature me rregulltaret dhe besimtaret qe kane marre pjese. Me poshte keni edhe programin e hapjes se deres Jubilare te Administratures se Jugut.

 

Të nderuar dhe të dashur vëllezër meshtarë,

rregulltarë e rregulltare  !

 Me këtë Ju bëj me dije, që për HAPJEN E VITIT JUBILAR  –  DERËS SË MËSHIRËS për Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut janë caktuar dy kisha:

  1. KISHA E SHËN PIUT X NË ELBASAN,

të shtunën, më 12 dhjetor 2015, në orën 10:00,

 

dhe

  1. KISHA E SHËN PJETRIT DHE E SHËN PALIT NË

LUSHNJË, të dielen, më 13 dhjetor 2015, në orën  09:30.

Për PROGRAMIN më të detajuar do  të Ju njoftojmë gjatë javës së ardhshme

I caktuam dy kisha në dy zonat, për t’u dhënë mundësi për pjesëmarrje sa më të mirë.

Me përshëndetje të përzemërta

 

____________________________

+ Hil  KABASHI

Previous Fjalor i vogël i Jubileut
Next PAPA JEP FIRMËN PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS – NJIHET MREKULLIA E NJË SHËRIMI

Sugjerime