Imzot Rrok Mirdita ka nevoje per lutjet tona

Imzot Rrok Mirdita ka nevoje per lutjet tona

Imzot RrokuPEREGRINUS    /

Imzot Rrok Mirdita në ditën e djeshme me datë 4 dhjetor ka pësuar një hemorragji cerebrale. I është nënshtruar një operacioni në kokë prej Prof. Mentor Petrelës në Spitalin e Neurologjisë në Tiranë. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe është në koma farmakologjike. Vetëm në ditët në vijim do të jetë e mundur të dihet diçka më shumë rreth ecurisë së Arqipeshkëvit të Tiranës. Ndërkohë të angazhohemi të gjithë në lutjet tona për shërimin e Imzot Rrokut. Ai qysh prej vitit 1993 udhëheq Dioqezën e Tiranë-Durrësit me përkushtimin dhe punën e tij baritore.

Previous Zoti flet sot, tani dhe këtu! – E DIELA II E ARDHJES
Next Shën Nikolli, plaku i dhuratave: ai që quajmë Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri.

Sugjerime