Pema e Krishtlindjes, jo e Viti të Ri

Pema e Krishtlindjes, jo e Viti të Ri

Nga Agustin Bardhi/

11230901_10207802448928569_1802902484427529940_nNëse do të pyesnim shqiptarët, edhe ata të besimit katolik se si quhet ajo pema me shumë zbukurime që vendosin nëpër shtëpi në “kohën e ardhjes” në shumicën e rasteve do të përgjigjeshin pema e Vitit të Ri. Sikurse në shumë gjëra tjera edhe kësaj tradite të lidhur ngushtë më religjionin e krishterë, diktatura komuniste arriti t’ia ndryshojë emërtimin.

Prej kohësh në të gjitha kulturat pema është konsideruar si simbol i jetës. Ndryshe nga shumë pemë tjera bredhi ka një domethënie të veçantë simbolike, sepse ai është gjithmonë jeshil dhe i begatë ndërkohë që pemët tjera janë të zhveshura dhe duken si të thara. Kjo pemë përfaqëson jetën e amshuar dhe shpresën e kthimit në jetë. Në Greqinë antike bredhi ishte pema e shenjtë e Artemis-ës, mbrojtëse e lindjeve. Ndërsa në një pjesë të mirë të Azisë veriore, bredhi ishte i konsideruar si pema kozmike, i mbjellë në mes të universit.

Që në Kishën antike ishte zakoni i zbukurimit i shtëpisë me degë dhe kurora, por ky zakon ishte i lidhur me ritet pagane të pemëve dhe të solsticit të dimrit.  Origjinën e Pemës së Krishtlindjes e përcakton shpengimi dhe krijimi. Pema e Krishtlindjes e futur në kontekstin religjioz është shenjë paqeje dhe shprese, bredhi gjithmonë i jeshilët për më tepër, simbolikisht na çon te Biri i njeriut, “i Gjalli” (Zb 1, 18).

Jezusi është vërtetë “Pema e jetës” (Zb 2, 7), Ai përforcon dhe rivendos bashkimin ndërmjet Hyjit dhe njeriut të prishur prej Adamit dhe Evës në Eden, ngaqë hëngrën frutin e pemës së ndaluar (Zan 3, 6).

Tregohet se Shën Bonifaci (lindi në Angli rreth 680 dhe ungjillëzoj popujt gjermanik) në natën e Krishtlindjes së 724-s,u përball me paganët që ishin mbledhur rreth “lisit të shenjtë” që paganët e përdornin për të adhuruar zotin Thor. Shën Bonifaci së bashku me disa dishepuj, mbërrin në aty ku ishin mbledhur tek “lisi i shenjtë” dhe ndërsa paganët po flijonin një fëmijë, ai bërtiti: “ky është lisi shenjtë juaji dhe ky është Kryqi i Krishtit që do ta copëtoje çekiçin e Thor-it zotit tuaj fals”. Mori një sëpatë dhe filloj të godiste lisin e shenjtë. Një erë e fortë fryu papritur, lisi ra dhe u copëtua në katër pjesë. Mbrapa këtij lisi të rëndësishëm gjendej një bredh i ri i jeshilët. Shën Bonifaci iu drejtua përsëri paganëve: “Ky bredh i vogël, bir i ri i pyllit, do të jetë pema e shenjtë e juaja këtë natë. Është druri i paqes, sepse shtëpitë tuaja janë të ndërtuara me bredha. Është shenja e një jete pa fund, meqenëse është gjithmonë i jeshilët. Vini re si drejtohet drejt qiellit. Le të quhet pema e Krishtit fëmijë, mblidhuni rreth tij, jo në mal, por në shtëpitë tuaja, atje nuk do të kryhen rite gjaku, por dhurata dashurie e rite mirësie…”

Shën Bonifaci arriti  të konvertonte paganët dhe kryeplaku i fshatit vendosi një pemë në shtëpinë e tij, duke vënë sipër degëve qirinj.

Nga këtu fillon mirëfilltë origjina e pemës që ne sot vendosim nëpër shtëpi. Përdorimi më i zakonshëm dhe përhapja filloj gjatë periudhës së shek XVII. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u vendos për herë të parë në Krishtlindjen e vitit 1982, pema ju dhurua Papës Shën Gjon Pali II nja një bashkëqytetar Polak që e solli në Romë.

Pra të dashur katolik mos ja bëni qefin “doktrinës komuniste-hoxhiste” duke e quajtur pema e Vitit të Ri, por thirreni me krenari e simbolikë jete Pema e Krishtlindjes, Zotit të Jetës.

Previous A mund të jetojnë bashkë të krishterë e mysliman?
Next Zoti flet sot, tani dhe këtu! – E DIELA II E ARDHJES

Sugjerime