TË MËSHIRSHËM PORSI ATI: Himni i vitit të jashtëzakonshëm të mëshirës

TË MËSHIRSHËM PORSI ATI: Himni i vitit të jashtëzakonshëm të mëshirës

Logo jubileuPEREGRINUS     /

Me datë 8 dhjetor 2015 hapet Jubileu i Jashtëzakonshëm i Mëshirës i shpallur prej Atit të shenjtë papa Franccesku. Po ofrojmë përkthimin dhe  muzikën për himin e Jubileut në shqip.

 

Ref.:    Të mëshirshëm porsi Ati! Të mëshirshëm porsi Ati!

Misericordes sicut Pater! Misericordes sicut Pater!                               

 

Lavdërojmë Atin, sepse është i mirë: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Me dije të madhe Ai e krijoi botën: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Ai e shoqëron popullin e tij në histori: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Ai i fal dhe i mirëpret bijtë eTij: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

 

Lavdërojmë Birin, dritën e kombeve: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Ai na deshi me një zemër prej mishi: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Marrim prej Tij, Atij i japim veten: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Zemra të hapet për ata që janë të uritur dhe të etur: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

 

 Kërkojmë prej Shpirtit Shenjt shtatë dhuratat e shenjta: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Burimi i çdo të mire, lehtësim i ëmbël: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Prej tij të ngushëlluar ofrojme ngushëllim: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Dashuria shpreson e duron gjithçka: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

 

I kërkojmë paqen Zotit të çdo paqeje: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Toka pret Ungjillin e Mbretërisë: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Hir dhe gëzim për ata që duan dhe falin: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

Do ketë qiej të rinj e tokë të re: e amshuar është mëshira e tij! (in aeternum misericordia eius)

 

Himni 1 Himni 2 Himni 3

 

 

Previous Antoine Loiris, Gazetari i France Bleu një letër të hapur vrasësve të parisit: "Nuk do ta keni urrejtjen time"
Next Baritorja rinore Shkoder-Pult

Sugjerime