Kisha juristëve katolikë shqiptarë: Bëhuni shembull! Jo korrupsionit!

Kisha juristëve katolikë shqiptarë: Bëhuni shembull! Jo korrupsionit!

Jo korrupsionitPeregrinus    /

Ne diten e sotshme Konferenca Ipeshkvore e Shqiperise ka dale me nje deklarate per shtyp pas mbledhjes se Zakonshme te saj ne datat 10 dhe 11 nentor. Dy kane qene temat e permendura: ajo e eksodit te shqiptareve drejt vendeve te perendimit per azil politik dhe çeshtja e reformes ne drejtesi duke iu drejtuar me nje apel te veçante edhe atyre katolikeve qe punojne ne sistemin e drejtesise. Ja teksti i deklarates:

“Ndër temat e diskutuara gjatë Asemblesë së Zakonshme të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 10 dhe 11 nëntor 2015, dy prej tyre kanë një ndikim të drjetpërdrejtë në jetën, jo vetëm të besimtarëve katolikë, por të gjithë shoqërisë shqiptare.

Së pari tema e ndjeshme e emigracionit për arësye ekonomike e një numri të madh shqiptarësh. Sipas agjencive të ndryshme ka një numër të madh aplikuesish të cilët kërkojnë të ikin në vende të tjera për të jetuar e punuar, së bashku me familjet e tyre. Ne mendojmë se kjo është për shkak të situatës ekonomike të vështirë që shumë familje shqiptare kalojnë dhe rritja e papunësisë për moshën e re. Nëse nga njëra anë ne bëjmë thirrje që shqiptarët të mos e braktisin vendin e tyre, por të gjejnë motive për të qëndruar e jetuar këtu, nga ana tjetër shikojmë te faktori shtetëror dhe ai politik përgjegjësit për këtë ikje të shqiptarëve e sidomos të të rinjëve.

Tema e dytë është ajo e reformës në drejtësi që këto ditë po debatohet shumë. Ideja e një reforme sipas këndvështrimit tonë është domosdoshme. Ne si ipeshkëvinj të Kishës Katolike, edhe në emër të besimtarëve katolikë, e mbështesim dhe e inkurajojmë këtë reformë, sidomos nëse ajo ka për qëllim të godasë korrupsionin në sistemin e djetësisë i cili është një e keqe shumë dëmshme për shoqërinë tonë. Ne nga ana jonë në bashkësitë tona përherë bëjmë thirrje për respektimin e ligjeve që garantojnë një bashkëjetesë më të mire dhe një shoqëri më të mirë. Dhe apelojmë të gjithë që të kontribojnë në këtë drejtim qoftë faktorin politik, partitë politike, parlamentin, punonjësit e drejtësisë etj.

Në mënyrë të veçantë ne u bëjmë thirrje e u kujtojmë juristëve katolikë që punojnë në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, që të jenë shembull në ushtrimin e drejtësisë. Besimi në Zotin nuk përputhet me korrupsionin dhe rryshfetin  të cilat përveçse janë një shkelje e ligjit, janë edhe një mëkat që lyp llogari përpara Zotit dhe Kishës.”

 

Previous Lutja duhet te jete pergjigjja jone ...
Next NË KRIZË ... !? - T'I JAPIM PESHË KËSAJ FJALE!

Sugjerime