Botimet Albanologjike Françeskane

Botimet Albanologjike Françeskane

panairi12 nëntor, ora 17:00 në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve


Në kuadër të bashkëpunimit të dendur mes kërkuesve arbëreshë dhe atyre shqiptarë, Botimet Françeskane dhe revista Hylli i Dritës kanë kënaqësinë t’Ju ftojnë në prezantimin e botimeve më të reja shkencore me natyrë kërkimore e arkivore albanologjike më datë 12 nëntor, ora 17:00 në Sallën Ovale të Panairin e Librit, Pallati i Kongreseve.

Kurorëzim i këtij bashkëpunimi është edhe marrëveshja e lidhur mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërsië dhe Fondacionit Universitar “Françesko Solano”, Itali, e cila do të bëhet publike pikërisht gjatë këtij prezantimi. Ajo synon vendosjen e një bashkëpunimi përmes përdorimit të burimeve të ndërsjella me qëllim që të promovojnë, bashkërendojnë e të realizojnë projekte të përbashkëtave në fushën e albanologjisë etj.

Në panel: Ardian Ndreca, Matteo Mandala, Françesko Altimari, Persida Asllani, Italo Sarro dhe Atë Viktor Demaj

Lista e librave:
· 1. Numri i ri monografik i revistës Hylli i Dritës (1-2, 2015), kushtuar botës arbëreshe.

· 2. Libri i Italo Sarros, “Kontribut për historinë kishtare të Shqipërisë së Epërme shek. XVII-XIX, Botime Françeskane, Shkodër 2015.

· 3. Libri përmbledhje “Kuvendit II (1871) dhe Kuvendit III (1895) i Arbrit, Botime Françeskane, Shkodër 2015.

si edhe :

· 4. Prezantime të projekteve të afërme për botim.

Ju mirëpresim

Previous Mesha u krye, jetoni të lirë!
Next Papa Françesku thellësisht i tronditur për atentatet e Parisit: sulm kundër paqes dhe njerëzimit.

Sugjerime