Don Gianfranco Cadenelli, 13 vite misionar i Krishtit në Shqipëri

Don Gianfranco Cadenelli, 13 vite misionar i Krishtit në Shqipëri

165412_10201034460130479_1466110781_n

Nga Agustin Bardhi/

Pas asaj periudhe te errët të diktaurës komuniste, Kisha katolike në Shqiperi doli e dërrmuar, pak klerikë i shpëtuan të gjallë atij pushteti vrasës. Por Zoti nuk e braktisi kishen ne Shqipëri, që ne vitet e para të lirisë shumë misionarë morën guximin të vijnë e ta shpallin Ungjillin e Krishtit në këtë vend që aq shumë i kishte munguar por kurr se pati harruar.

Shumë prej nesh e falenderojnë Zotin që në jetën tonë na ka vendosur përkrah njerëz që kanë ditur të na dashurojnë më Krishtin Zot.

Një ndër këta misionarë është don Gianfranco Cadenelli që edhe pse nuk mbërriti në Shqipëri në vitet e para të lirisë post-komuniste, vendi ku iu besua të shërbej e detyronte t’ja niste gjithsesi nga zero.   Kush është don Gianfranco? Ai është një prift nga Brescia (Itali) me një përvojë të gjatë në dioqezën e tij të origjinës. Nga viti 1979-1984 ka shërbyer në famullinë e Roè Volciano, në Montichiari nga 1984-1989, dhe nga 1989 deri në 1993 ka qënë vëndosur si zëvendës rektor në Seminarin e Brescia-s. Ndërsa nga viti 1993-2001 ka qënë edhe zëvendës rektor i seminarit të lartë të teologjisë, ndërkohë ka shërbyer edhe në shumë famulli sipas nevojave të dioqezës.

Sot, në një datë shumë te rëndësishme për ne shqipëtarët, ku përkujtojmë meshën e parë të celebruar pas komunizmit ateist, pikërisht me 4 nëntor 1990 në varrezat e Rrmajit celebruar nga i ndjeri dom Simon Jubani. Pikerisht në këtë datë të 4 nëntorit por të vitin 2002 don Gianfranco kujton ardhjen e tij në Shqipëri, në një vend ku nëse nuk ishe i shtyrë nga dashuria e Krishtit, kishe pak arsye të qëndroje!

Don Gianfranco erdhi sëbashku me don Marco Domenighinin ne dioqezën e Rrëshenit, më pas u vendosën ne mision në zonën e Matit, zonë që e mbulonin nga Suç-i deri në Ulëz, zona ne të cilat don Gianfranco shërben edhe sot e kësaj dite. Vlen për t’u përmendur serioziteti dhe këmbëngulja e don Gianfranco për të mësuar gjuhën tonë e për të kuptuar e jetuar kulturën e zakonet tona, gjëra të cilat i ka arritur më të vërtetë më sukses, këtë e dëshmojnë edhe miqësite e shumta ndër shqipëtarë që e bëjnë të ndjehët në shtëpin e vet.

Unë kam patur fatin t’i njihja këta përsona, dhe do ju jemë mirënjohës përgjithmonë për dëshminë e fesë që më kanë dhuruar. Dëshmia e Don Gianfranco që udhëtonte fshat në fshat e shtëpi në shtëpi për të sjellë lajmin e mirë të Ungjillit, e në situata të vështira ekonomike apo probleme tjera që haste nëpër familje nuk përtonte kurrë të luante çdo gurë ndër miqt e vet në Itali për të bërë të mundur ndihmat e shumta të kërkuara.                                                                                                                              Falë dëshirës së tij për Kishën, sot zona e Matit gëzon edhe ndërtime të ndryshme të kishave apo strukturave tjera të vëna në dispozicion të besimtarëve e njerëzve vullnetmirë. Njeri i lutjes dhe i thjeshtesisë, vlera të rëndësishme për një të krishterë…, mishëroheshin shumë mirë në këtë misionar. Vlera që lënë gjurmë më shumë se çdo gjë tjetër, e që mua më shërbyen të ndjej thirrjen e meshtarisë e ta zgjedh për krejt jetën.

E falenderojmë këtë misionar të palodhshëm që na ka qëndruar pranë për 13 vite dhe i urojmë edhe shumë vite në mesin tonë, pasi kisha në Shqipëri ka nevojë për përsona të tillë, që janë të gatshëm të bëhen një me popullin e mbi të gjitha janë dëshmi e gjallë e Krishtit.

Faleminderit don Gianfranco, Zoti ta shpërbleftë.

Previous Të ndërtojmë nën frymën e kësaj ngjarje historinë e re*
Next Sot kremtojmë vullnetin suprem të Hyjit për të rimarrë atë që është e tija

Sugjerime