Kardinal De Giorgi kryeson meshen per 25 vjetorin e Meshes se pare

Kardinal De Giorgi kryeson meshen per 25 vjetorin e Meshes se pare

simon-jubaniMe datë 4 nëntor 2015 do të kremtohet në Shkodër Mesha në të cilën do të përkujtohet Mesha e parë  e kremtuar në\më 4 nëntor 1990 ndërsa ishte ende në këmbë regjimi komunist në Varrezën e Rrmajit prej dom Simon Jubanit. Mesha do të kryesohet prej Eminencës së Tij Kardinalit Salvatore De Giorgi, ish Arqipeshkëv i Palermos. Të pranishëm do të jenë edhe të gjithë prelatët e Kishës Katolike. Festimet në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për katolikët, do të vazhdojnë me inaugurimin e Varrezës së restauruar të Rrmajit. Po ashtu në darkë në orën 17.00 do të mbahet një Koncert nga koret në Katedralen e Shkodrës.

Programi i festimeve të kësaj ngjarje është publikuar më herët dhe mund të shihet në këtu

Previous Shenjtëria? Jo vetëm në qiell!
Next FANTAZMA APO SHENJTËR: Të krishterët dhe “nata e shtrigave”

Sugjerime