Takime thirrjeje- “Ejani e Shihni!”  Çdo të shtunë të tretë të muajit pranë  Seminarit Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë”- Shkodër

Takime thirrjeje- “Ejani e Shihni!” Çdo të shtunë të tretë të muajit pranë Seminarit Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë”- Shkodër

Nga Dom Gjovalin Simoni /

unnamedThirrja është pjesëmarrje në jetën e Hyjit Trini. Por çfarë do të thotë një gjë e tillë? Në Zbulesë na tregohet se kush është i shenjtë, madje i shenjtë në plotësi, sepse e përsërit tri herë «Shenjt! Shenjt! Shenjt! Zoti, Hyji i Gjithëpushtetshëm» (4,8). Nëse ne marrim pjesë në jetën e Hyjit domethënë marrim pjesë në shenjtërinë e Tij. Më mirë të themi se, qe pikërisht vullneti i Hyjit, shenjtërimi ynë (krh. 1Sel 4,3). Këtë pjesëmarrje Hyji na e mundësoi përmes Birit në të cilin «na zgjodhi para krijimit të botës që të jemi të shenjtë e të papërlyer para Tij në dashuri» (Ef 1,4). Pra, thirrja është pjesëmarrje në jetën e Hyjit që është i shenjtë, prej ku edhe vet Shkrimi Shenjt na fton për të qenë të shenjtë me tërë jetën tonë, sikurse Ai që na ka thirrur (krh. 1Pj 1,15-16; Mt 5,48).

Kjo në jetën tonë mund të arrihet përmes dy rrugëve, ajo martesore dhe ajo meshtarake/rregulltare, që janë paralele e të njëjta në dinjitet dhe që të çojnë në të njëjtin cak, shenjtërinë. Ne do të përqendrohemi më shumë për shqyrtimin e thirrjeve meshtarake e rregulltare gjatë këtyre takimeve.

Vetë Jezusin kur e pyesin «Mësues, ku banon?», i përgjigjet thjeshtë «Ejani e shihni!» (Gjn 1,38-39), ja edhe pse këto takime preferuam t’i quajmë në këtë mënyrë. Dëshirës së nxënësve për të parë se ku banon Mësuesi, Jezusi i përgjigjet duke i lanë të lirë për të vendosur, sikur dëshiron të thotë, nëse doni ejani shikoni vetë, provoni vetë, përjetoni këtë aventurë të mrekullueshme me mua. Pjesa e Shkrimit Shenjtë, në fakt, vazhdon duke treguar se «ata shkuan e panë ku banonte dhe atë ditë ndenjën tek ai» (Gjn 1,39). Më poshtë do të përmbledhim disa pyetje thelbësore e disa veçori në mënyrën e të vepruarit.

Çfarë janë?

Janë një sërë takimesh për djem e vajza mbi 16 vjeç, që kanë dëshirë për të pyetur veten mbi planin që Zoti ka në jetën e tyre duke u nisur nga Fjala e Zotit.

Ku do të mbahen?

Do të mbahen në Shkodër, në Seminarin Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë”.

Çfarë do të bëhet?

Në çdo takim do të paraqitet një pjesë e Ungjillit që tregon historinë e një thirrje. Pastaj, me ndihmën e disa meshtarëve dhe seminaristëve do të mundohemi të zbulojmë se çfarë i kërkon Zoti zemrës së gjithsecilit. Nuk do të mungojnë as lutjet, leximi i Fjalës së Zotit, takime në grupe, lojëra, miqësi dhe gjithçka që ti je i aftë të bësh. Në fund të takimit do të jetë adhurimi me të Shenjtërueshmin Sakrament dhe përmbyllet me drekë.

Kur?

Çdo të shtunë të tretë të muajit prej orës 08:30 – 13:30, duke filluar nga: 17 Tetor 201521 Nëntor 2015; 19 Dhjetor 2015; 16 Janar 2016; 27 Shkurt 2016; 19 Mars 2016; 16 Prill 2016 dhe 21 Maj 2016.

Për informacione të mëtejshme mund të drejtoheni tek famullitari/motrat në famullit tuaja përkatëse, ose mund të telefononi drejtuesin e takimeve Dom Gjovalin Simoni në nr. 067 266 54 34.

Pse nuk vjen edhe ti?

Previous Bëni gjithçka t’ju thotë!
Next Sinodi? Jo vetëm divorci dhe homoseksualët!

Sugjerime