Në Vatikan hapet me kërkesë të Papa Françeskut fjetorja për të pastrehët

Në Vatikan hapet me kërkesë të Papa Françeskut fjetorja për të pastrehët

dormitorio1_pezzo_1555509

Hapja zyrtare, u zhvillua të enjten e kaluar, me 7 tetor, festën e Zojës Rruzare. Është fjetore (konvikt) për të pastrehët kërkuar nga Papa në Vatikan. Kjo strukturë mund të strehojë deri në 34 persona, ndërsa restaurimet janë mbështetur nga lëmosha apostolike, ku konvergojnë oferta për bamirësi të Papës.

“Fjetorja”, “është quajtur Dhurata e Mëshirës. Dhuratë, sepse kjo është një dhuratë e vërtetë e komunitetit fetar; e mëshirës, sepse mëshira është emri i dytë i dashurisë i shprehur përmes gjesteve konkrete dhe bujare për të tjerët. “

Struktura mund të strehojë për natën deri në 34 veta dhe është drejtuar nga Motrat e Nënë Terezës së Kalkutës. “Një rregullore e veçantë ndihmon në menaxhimin e mirë pritjes: një intervistë paraprake me motrat për pranimin dhe regjistrimin e kandidatëve (në shtëpinë Dhuratë e Marisë në Vatikan).

Njerëzit që qëndrojnë për një natë mund të përfitojnë darkë në tryezën e dhuratës së Marisë dhe pastaj në fjetore, mëngjesi i përgatitur po nga e njëjta fjetoreit, para se të nisin ditën do të kenë munësi edhe për dushe në një kohë aktive në kolonadën Sheshi Shën Pjetri. “E gjithë puna, u ndoq dhe u financua nga lëmosha apostolik, domethënë, përmes ofertave që vijnë nga shpërndarja e fletushkave me bekimin apostolik dhe kontributet bujare të personave. Organizata bamirëse gjithashtu, së bashku me Motrat e Nënë Terezës, është e angazhuar për të mbështetur financiarisht të gjitha aktivitetet në fjetore.

Previous Nëse ke frikë…mos thuaj meshë!
Next Perkujtohet ne Vatikan Shtjefen Gjeçovi, mbledhesi i kanunit

Sugjerime