Historike: Shqipëria kualifikohet për Kampionatin Europian të Futbollit, Francë 2016.

Historike: Shqipëria kualifikohet për Kampionatin Europian të Futbollit, Francë 2016.

12088272_981220338606097_5833410703790156059_nHistorike: pas asaj shije të hidhur që na la ndeshja me Serbinë, futbolli i çunave të kombëtares sonë më një ndeshje krejtësisht t ëmerituar na bëri ëndërrën realitet!  Për herë te parë në historinë e futbollit shqiptar kombëtarja jonë kualifikohet ne Kampionatin Europian të Futbollit. Kombëtarja shqiptare më në fund ka realizuar ëndrrën e shumpritur.

11 tetori 2015, do të mbahet mend shumë gjatë në mendjet tona pasi na jep mundësinë që himni ynë të këndohet në një prej evenimenteve madhore siç është ai i Kampionatit Europian te Futbollit që do të luhet në Francë në vitin 2016.
Urime Shqipëri, suksesi të ndjektë kudo, me vullnet e punë. Zoti e bekoftë Shqipërinë e të gjithë ata që mundohen me mund e djersë t’ia zbardhin faqen.

Mos harroni të filloni kursimet për bileten e Francës!

Previous Telegrami i Papa Françeskut Erdoganit për atentatin në Ankara
Next Fra Vilsoni shugurohet prift

Sugjerime