Patriarku Sako: “Nëse dashuria nuk e tejkalon drejtësinë Ungjilli boshatiset”

Patriarku Sako: “Nëse dashuria nuk e tejkalon drejtësinë Ungjilli boshatiset”

 

epa04435758 A handout picture provided by the Vatican newspaper L'Osservatore Romano on 07 October 2014 shows Pope Francis (C) leading the extraordinary Synod of bishops on family, at the Vatican, 06 October 2014. Catholic bishops were coming together for a two-week Synod in order to discuss church stances on family-related issues such as marriage, divorce, homosexuality, contraceptives and premarital sex.  EPA/L'OSSERVATORE ROMANO/HANDOUT  HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Mos të turpërohemi nga Ungjilli, sikurse konfirmon Shën Pali (krh Rom 1, 16-17), është një “sitntezë e vërtetë” e vetë Ungjillit dhe “të ecjes së çdo bariu”. Kështu u shpreh monsinior Louis Raphaël Sako, Patriarku i Babilonisë së Kaldejve, gjatë asamblesë së katërt të sinodit mbi familjen.

Duke shpallur homelinë e Orës së Tretë, kreu i Sinodit të Kishës Kaldeje ka kujruar atë që sihtë misioni i Palit: të qënit i panishëm në komunitetin romak “pëe tu dhënë atyre Ungjillin”. Ky mision “përfshinë krejt jetën e tij, krejt sëmren dhe mëndimin e tij”, pra nuk mund të jetë “një karrierë”.

Pali është një apostull që ndjehet i dërguar nga Hyji – ka vazhduar Patriarku – për atë Ungjilli është një akt kulti, dhë pra lutje, të qënit në bashkim me Hyjin, të duash, të bindësh, dhe të jetosh e të dëshmosh gëzimin e shpalljes së Ungjillit në përditshmëri; për këtë nuk turpërohet nga Ungjilli”.

Apostulli i Tarsit “nuk e varte shpalljen në oportunitete njerëzore ose respekt hipokrit, por e konsideron Ungjillin një dhuratë të pallogaritshme që zbulon drejtësinë dhe hirin e Hyjit”.

Në këtë këndvështrim, “feja nuk është një fakt statik, ose një spekulim, por është një vizion i brendshëm, një mardhënie e thellë mistike, e jetuar ne detaljet e jetës së përditshme”, ose “kushti bazë për të qënë të justifikuar e të bërë fëmijë të Hyjit”.

Feja ashtu si dashuria është një angazhim dhe duhet të rritet ditë pas dite në ecjen e gjatë të jetës: nga feja në fé, ka nënvizuar Sako, duke shtuar se dashuria dhe drejtësia duhen patuar dhe se “ nëse dashuria nuk e tejkalon drejtësinë Ungjilli boshatiset”.

 

Partiarku kalde ka mbyllur, duke kujtuar “ përvojën e të krishterëve irakian që në një natë kanë lënë gjithçka për t’i qëndruar besnik fesë së tyre.

Previous Letra e lexueses: duhet formim para martesës
Next Urtia e jetës v.s. idhujtarizmit të jetës

Sugjerime