Letra e lexueses: duhet formim para martesës

Letra e lexueses: duhet formim para martesës

preparazioneTë dashur lexues, me lejen e shkrueses po ju sjell një letër që më ka ardhur në postën time, pasi janë botuar shkrime rreth përgatitjes për martesë dhe familjes në portalin Peregrinus.al. Lexuesja shkruan nga Bari. Është shqiptare, por atje jeton dhe punon. Është e martuar me një italian dhe flet për nevojën e madhe që ka ndjerë për një përgatitje paramartesore. Jane hequr vetëm emrat konkretë për të ruajtur privatësinë.

Prsh Dom.Gjergji, uroj te jesh mire. Shpesh i lexojme (une dhe vellai, E.) me kenaqesi shkrimet e tua, them shpesh se nuk arrij gjithmone me gjithe deshiren per ta bere, e te falenderoj per kete. Me ben ta ndjej me pak largesine, por mbi te gjitha e jetoj si moment per reflektim e shpesh eshte dhe ushqim per shpirtin, e nganjehere me kenaqesi kercas nga te qeshurat me batutat e tua. Une po jetoj ne Bari e momentalisht po punoj ne port. Une e S. jemi martuar vjet, na ka martuar don E. me 15 gusht. Me shkrimin e sotem mbi familjen me bere te mendoj sa e rendesishme eshte nje pergatitje e mire paramartesore. Duke qene bashkepunetore ne Kishe si vullnetare qe ne moshen 15 vjeçare, kur u fejova me S. e mendja me shkonte te martesa, pergatitjen time paramartesore e enderroja si diçka shume te rendesishme, po aq te rendesishme sa shkollen. Per fat te keq kur une u afrova dates se marteses time nuk ndodhi pikerisht ajo qe kisha enderruar. Une, me gjithe kete deshire te madhe, arrita deri ne 2 muaj para marteses pa pas bere pergatitjen, e kjo gje me bente te vuaja goxha, qaja si femije kur e mendoja e ndihesha ne faj, (arsyet se pse e se si ti tregoj 1 here tjeter per te mos u justifikuar e per te mos u zgjatur, te them vetem se isha sa ne Bari e sa ne Shqipëri dhe S. kishte mamin shume semure e ne fakt ajo vdiq). Kur po bashkendaja kete vuajtje me famullitarin e famullise qe frekuentoj ketu, nuk mund ta di , por mendoj se Shpirti i Shenjt e ndriçoi, na drejtoi mua dhe S. tek nje çift (ai eshte xhakon) i cili na priti me kenaqesi 1 muaj ne shtepi 3 here ne jave e aty fillonim bisedat ne oren 6 deri ne oren 9. Ka qene formimi me i bukur, me i rendesishme, i gjithe jetes time. Per çiftet e reja eshte e rendesishme te degjojne eksperienca jete nga çifte te cilat i kane perballuar dhe veshtiresite e vazhdojne te duhen, pasi u jep shprese se dhe ato mund t’i kapercejne, mund t’ia dalin te plaken bashke e te duhen akoma, normalisht kjo mund te realizohet kur merr vetedije se je i rrethuar nga nje dashuri me e madhe, nga ajo e Hyjit. Edhe ai (xhakoni) na pati thene te njejten gje qe tha Papa disa jave me vone, “Mund te ziheni derisa t’ iu dhimbin veshet, por ne darke mos flini kurre pa u pajtuar, e kur te vijne femijet, kurre ne prani te tyre”. Duken gjera “scontate (të mirqëna)” por sa çifte i bejne, prinderit e mi e kane bere shpesh p.sh. Desha te ndaj me ty kete eksperience Dom Gjergji, pasi e shoh se e ke goxha per zemer kete çeshtje, e ti kur merr per zemer diçka e realizon. T’i ndihmojme çiftet e reja t’i hedhin rrenjët e familjes thelle ne Krishtin, se dite te veshtira na presin e duhet te jemi te pergatitur. Une sot nuk kam femije, por kur mendoj se neser pasneser do me duhet t’u shpjegoj femijeve te mi “çfare eshte nje lidhje homoseksuale” apo “ndihem e huaj ne trupin tim prej djali, pasi une ndihem vajze, apo e anasjellta”, nuk te genjej, nje dritherime me perçon trupin. Nuk e di, bota mbase do me quaje homofobe, kushedi, mbase dhe jam, por nje gje di, Zoti nuk ben gabime, nese me ka krijuar vajze Ai me do vajze, pasi Ai ka nje plan per mua. Te perqafoj e te uroj nje dite te mbare e me fitore te merituar e te qytetruar.

S.

 

Previous Martesa si një rrugëtim, ardhja e Matielit një lumturi pa fund
Next Patriarku Sako: “Nëse dashuria nuk e tejkalon drejtësinë Ungjilli boshatiset"

Sugjerime