Martesa si një rrugëtim, ardhja e Matielit një lumturi pa fund

Martesa si një rrugëtim, ardhja e Matielit një lumturi pa fund

Bruna_Sokoli 1Intervistë me Sokolin dhe Brunën  /

Bruna Tushaj dhe Sokol Pllumbi këtë vit kanë kremtuar 5 vjetorin e parë të martesës së tyre. Një njohje e cila ka nisur rrugëtimin e saj në një bashkësi të krishterë si ajo e famullisë së shën Palit në Tiranë. Sokoli është jurist dhe ka stujuar neë Turqi, me origjinë nga Laçi, ndërsa Bruna nga Lezha ka studjuar Shkenca Politike, marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës. Aktualisht punojnë përkatësisht në bankë dhe në administratë shtetërore e jetojnë në Tiranë. Kanë një djalë me emrin Matiel. Në këtë intervistë ikemi pyetur për vitete para të martesës së tyre.

Bruna dhe Sokol sapo keni mbushur 5 vjet martesë. Si mund t’i pershkruani 5 vitet e para?

Të bukura.  Patjetër shumë të bukura dhe që kanë kaluar sa hap e mbyll sytë.  Martesa është një ecje dhe ne sapo kami kaluar nje gur kilometerik te saj, por si çdo rrugëtim ka të papriturat, emocionet, gëzimet e para siç është edhe Matieli,  djali ynë tashmë 4 vjeçar.

Mbërritja e Matielit sigurisht që ka ndryshuar shume gjëra. Cilat janë gjërat që kanë ndryshuar më së shumti?

Ndryshon shumë, pasi përveç te qënurit burrë e grua,  bëhesh baba dhe nënë. Të qënurit prindër është një ndjenjë, një përgjegjësi tjetër shumë e madhe, por unë vazhdoj të puth të paren Brunën pastaj Matielin kur kthehem ne shtepi. Ndersa une puth Matielin pastaj Kolin pasi kthehem më shpejt në shpi nga puna. Megjithatë ne e konsiderojmë një lumturi pafund ardhjen e Matielit në jetën tonë dhe në këtë rast shumica e ndryshimeve i bie të jenë të ëmbla.

Pse sipas jush të rinjtë sot gjithnjë e më shumë ngurrojnë që të nisnin një familje?

Besoj se ka disa faktorë, por i pari besoj që është dëshira për të patur nën kontroll edhe të ardhmen. Pastaj flitet shumë për frikën nga përgjegjësite që duket si një fshehje pas gishtit.  Nëse gruaja është e gatshme të respektojë dhe të nderojë burrin dhe nëse burri është i gatshëm të japë jetën për gruan, çdo gjë tjetër është veç garniturë.

Besimi në Zotin çfarë rëndësie ka në familjen tuaj?

 Besimi në Zot është shumë i rëndësishëm, pasi sakramenti i martesës lidhet në praninë e Tij.

A luteni ndonjëherë së bashku?

 Ne si çift po, ndersa Matielin nuk e kemi perfshirë  (dot) akoma.

Papa Françesku kur u ka folur te martuarve u ka thënë pak a shume kështu: “Thyni edhe pjatat me njëri-tjetrin, por të mos ju zërë mbrëmja pa u pajtuar?”. Ju a i keni të gjitha pjatat në shtëpi? 

Ne kemi qenë me fat, pasi kemi marrë pjesë në një kongres të fejuarish,  ku dëshmitë e çifteve të ndryshëm na bënë të kuptojmë se disa gjëra nuk do të ndërrojne dot gjithë jetën. Burrat edhe pse të dashuruar nuk do ta kuptojnë dot ndryshimin e tonit të ngjyrës së flokëve apo fermat nuk do kuptojnë se pse meshkujt edhe pse e kanë parë ndeshjen, duan të shohin në tv te gjithe komentet që bëhen. Kështu që ne zihemi më rrallë, plus që pjatat na dhimbsen, pasi kanë qenë gjëja e parë që kemi blerë bashkë.

Previous Mos na trajtoni si egërsira
Next Letra e lexueses: duhet formim para martesës

Sugjerime