Mos na trajtoni si egërsira

Mos na trajtoni si egërsira

AgustiniNga Agustin Bardhi  /

Ka ditë tashmë që dëgjojmë në mënyrë intensive për ndeshjen e shumpritur Shqipëri – Serbi. Do të luhet një ndeshje futbolli, një
ndeshje padyshim më e ngarkuar emocionalisht se të tjerat, dhe ka shumë gjasa që kështu të jetë edhe për shumë vite të tjera për deri sa kujtesa e shqipëtarëve të ketë parasysh një copë histori të kombit të tij…

Ajo që të lë shije të hidhur në gjithë këtë organizim është mënyra e propagandës mediatike që tashmë ka filluar të na bëhet vjershë për veshët tanë, tamam si ato këngët komuniste që kishin për qëllim të indoktrinonin popullin në vlerat e partisë.

Kjo llojë propagande mediatike e vazhdueshme është me të vërtetë e besdisshme dhe shumë shkurajuese, përsonalisht sa herë e dëgjoj, në shtëpi, bar apo makinë, më bën të dukem egërsirë, gogol, të etur për t’i marrë jëtën tjetrit!

Pra të dashur organizator që keni insistuar për këto publicitete dhe ju politikan qe i jeni pëzier kësaj punë edhe pse nuk është puna juaj, por është e pamundur që ju mos t’i fusni hundët vënd e pa vënd, po ju them i trishtuar se “ne nuk jemi egersira”, nuk jemi gogola, pse po na trajtoni si të tillë?

Fakti që ka përsona që e shohin këtë ndeshje midis Shqipërise dhe Serbisë si një rast për tu hakmarrë, kjo nuk domethënë që duhet të na trajtoni si një kauzë të pashpresë si popull. Mënyra juaj e të eduakuarit me këto llojë propagandash të bën më shumë të rebelohesh se sa të dëshmosh qytetari. Por ne, qytetari do të dëshmojmë, madje pa u sforcuar fare, se të tillë jemi.

Ju në vend që të bëni deklarata qytetarie e paqedashëse me kaq insistim e kaq të shpeshta, kurseni ato fjalë të bukura dhe na e dëshmoni në jetën e përditshme, ndoshta duke filluar të mos vidhni mbi kurrisin e të tjerëve, duke mos bërë dallime ndër njerëz për arsye të bindjeve të tyre…, ndoshta duke hequr të paaftët nga postet e larta që nuk e kanë problem të abuzojnë me qytetarët apo edhe me fëmijët nëse bëhet fajlë për shtëpi fëmijësh. Ndoshta duke filluar të jepni shembuj serioziteti dhe profesionaliteti e jo të na bëni sehir duke publikuar videot e njëri – tjetrit, kinse ai ka bërë më skandal, e kështu me radhë.

E keqja nuk luftohet me të keqe o të mjerë, o të pashpresë, që sa herë na shfaqëni në TV lëshoni vrerë. Meqënse u jemi përmbajtur këtyre situatave e shumë si këto, mos u shqetësoni se edhe këtë ndeshje do ta kalojmë mirë, sigurisht me tifozëri të zjarrtë, por në paqe. Forca Shqipe, ti mundësh, jo vetëm në këtë ndeshje por në gjithçka.

Previous Imzot Forte për Sinodin: nuk ka dy parti ndër ipeshkvijtë
Next Martesa si një rrugëtim, ardhja e Matielit një lumturi pa fund

Sugjerime