Festa e engjejve rojtarë: të gjithë e kemi një engjëll që na mbron

Festa e engjejve rojtarë: të gjithë e kemi një engjëll që na mbron

Engjëll i rojes është një engjëll i cili, sipas traditës së krishterë, shoqëron çdo person në jetë, duke e ndihmuar atë në vështirësitë

url dhe duke e udhëzuar atë kah Hyji. Engjëlli thirret me lutjen tradicionale të Engjëlli i Tënzot: Engjëlli i Tënzoti, që je rojtari im, pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo. Amen!

Historia e hershme e krishterë trashegoi konceprin e “engjëllit” nga bota hebraike…

Njëra nga detyrat e engjëjve të dokumentuara edhe në Beslidhjen e Vjetër ishte për të udhëhequr dhe për të mbrojtur njeriun (p.sh. në Librin e Tobisë). Një rol tjetër i engjëjve të përshkruara në Beslidhjen e Vjetër është që të jenë të dërguarit e Zotit për njeriun. Ideja e një shpirti të dërguar nga hyjnitë për të vëzhguar mbi njerëzit ose për të informuar ata mbi hyjnitë, kjo ishte shumë e pranishme në filozofinë e lashtë greke dhe në vetë Platonin.

Ideja, megjithatë, se çdo njeri i është besuart një engjëlli të veçantë, e përmendur në mënyrë eksplicite (p.sh, në Mateu 18, 10), ishte shumë më pak e përhapur. Ajo u imponuar gradualisht në krishterimin e hershëm, dhe një nga deklaratën e parë e qartë është mbështetur nga Shën Basili i Madh: “Pranë çdo besimtari qëndron një engjëll si mbrojtës dhe bari për ta shoqëruar atë në jetë”. (Adversus Eunomium, 3, 1: pg 29, 656b)

 

Previous Mëkati kundër Shpirtit të Shenjtë? – Moskthimi baritor!
Next Lutja për Familjen

Sugjerime

Jeta Shpirtërore
Jeta Shpirtërore