Natyra e njeriut është të bëjë mirë

Natyra e njeriut është të bëjë mirë

punto-di-domanda Aktualisht me ngjarjet e vazhdueshme që po ndodhin në Shqiperi dhe me një densitet të padrejtësis maksimale, është fare e lehtë të shkurajohemi, dhe ndoshta shumë nga ne tashmë e kanë humbur besimin meqënëse padrejtësia duket se është ulur kembëkryq, dhe fatkeqësisht nuk po gjindet askush i aftë, i guximshëm t’a shqetësojë këtë realitet. Prandaj të qëndrojmë të fortë mos të biem në kompromis me këtë realitet katastrofal, mos të harrojmë se jemi krijuar për të mirën, për të kontribuar të mirën, pikërisht si na tregon kjo histori e shkurtër:

Një mjeshtër (mësues) Zen pa të mbytet një akrep dhe vendosi ta nxjerrë nga uji. Kur ai e bëri, akrepi e thumboj. Për shkak të dhimbjes, mjeshtri la kafshën, e cila përsëri ra në uji. Mësuesi u përpoq ta nxjerrë jashtë përsëri dhe kafsha e thumboj akoma.

Një dishepull i ri i cili ishte aty iu afrua dhe i tha: “Më falni, mjeshtër, por pse vazhdojni? A nuk e kuptoni se çdo herë që përpiqeni për të nxjerrë atë nga uji do të të thumbojë?”

Mjeshtri i tha: “Natyra e akrepit është të thumbojë dhe kjo nuk do të ndryshojë natyrën time që është për ta ndihmuar.”

Mjeshtri më pas me ndihmën e një gjetheje mori akrepin dhe e shpëtoi jetën e tij; Pastaj, duke u kthye nga dishepulli i tij i ri, ai vazhdoi:

“Mos ndryshoni natyrën tuaj, nëse dikush ju lëndon, vetëm të marrin masa paraprake, sepse njerëzit janë pothuajse gjithmonë mosmirënjohës e per ate që ju bëni per ta, por kjo nuk është një arsye për të ndaluar së bëri mirë, për të braktisur dashurinë që banon në ju.

Disa përndjekin lumturin, të tjerët e kërkojnë atë. Shqetësohu më shumë për ndërgjegjën tënde se sa për reputacionin tuaj, sepse vetëdija juaj është ajo që ju jeni dhe reputacioni juaj është ajo që të tjerët mendojnë për ju.

Kur jeta ju paraqet një mijë arsye për të qarë, tregoni asaj se ju keni një mijë arsye për të buzëqeshur. ”                      Forca Shqiperi ndihmoji “akrepat” e tu!

Previous Konferenca Ndërkombëtare: “Shqipëria në Arkivin e Propaganda Fide-s”
Next Mëkati kundër Shpirtit të Shenjtë? – Moskthimi baritor!

Sugjerime