Promovohet libri “Papa Françesku në Shqipëri”

Promovohet libri “Papa Françesku në Shqipëri”

Libri 1Dje në ambjentet e Universitetit katolik ʺZoja e Këshillit të Mirëʺ në Tiranë, u bë përkujtimi i vizitës së Atit të Shënjtë Papa Françeskut, dhe u bë provomovimi  edhe të një libri për ndër të asaj dite. Në këtë përkujtim  të asaj dite historike ishin të pranishëm autoritet shtetërore dhe fetare, dhe ishin të pranishëm edhe të gjithë ipeshkëvijt e Kishës Katolike në Shqipëri. Në këtë takim përkujtues, mori fjalën fjalën Shkqëlqesia e tij Mons. Angelo Masafra, President i Konferencës Ipeshkvnore, ku në fjalën e tij ai tha se ardhja e Atit të Shenjt, ishte për të gjithë ne një përkujtim i vizitës së Shën Gjon Palit II në Shqipëri. Në fjalimin e tij, Mons. Angelo Masafra e lidhi vizitën e Atit të Shenjt me mandatin që Krishti Jezus i dha Shën Pjetrit që i tha ʺforcoji vëllezërit e tu në fe (Lk 22,32)ʺ. Gjithashtu Shkëlqësia e Tij, e lidhi atë më dëshminë që jep shën Pali, për ungjillëzimin që bëri në Iliri duke dëshmuar për fenë e Shqipëtarëve qysh në kohën  e apostujve. Dhe në fund, Falenderoi Zotin për atë ditë që ishte një shenjë profetike për Shqipërinë, gjithashtu falenderoi ata që bënë të mundur atë ditë, për organizatorët etj. Më pas iu dha fjala zv.ministrit të kulturës, që foli përpara të gjithëve për ndërtimin e altarit ku do të  kremtohej Mesha e Shenjt për ditën shënuar. Dhe në fund u shfaq një film i shkurtër rreth 15 min, ku paraqiti të vizitën e Papës Françeskut në Shqipëri. (P.N.)

 

P.N.libri 2 libri 4 libri 5 libri 6 libri 7 libri 8 libri 9

Previous Hapja e Vitit Akademik në Institutin teologjiko-filozofik të Shkodrës
Next Familja nuk është një shqetësim, por një bekim!

Sugjerime