Pasuria është një tumor në jetën e njerëzve të Kishës

Pasuria është një tumor në jetën e njerëzve të Kishës

Moter FiljaIntervistë me motër File Gështenja e Institutit të Motrave Engjëllore të shën Palit

Motër Filja së bashku me motra të Kongregatave të tjera që veprojnë në Shqipëri, rregulltarë e rregulltare të reja, kanë marrë pjesë në një takim me Atin e Shenjtë, Papën Françesku në Romë me temë: “Zgjojeni botën”. Ky vit është i kushtuar jetës rregulltare, pra atyre djemve e vajzave që i kanë kushtuar jetën e tyre Zotit duke u betuar se do të jetojnë të varfër, të dlirë e të dëgjueshëm, sipas shembullit të Krishtit, në një bashkësi për të gjithë jetën e tyre. Ja përvoja e Motër File Gështenjës Rregulltare e Institutit të Motrave Engjëllore të shën Palit që veprojnë në Shkodër dhe në Milot.

Motër File dukeni shumë të gëzuara nga fotot që keni hedhur në FB. Si shkoi takimi i rregulltarëve e rregullatereve të rinj me Papën?

Sa i përket takimit të Romës ka qenë shumë providencial, sepse nuk e prisja këtë dhuratë dhe e dyta si duket Zoti e ka paraparë që kisha  nevojë për këtë “karikim shpirtëror”

Më mbushej Shpirti me një frymë gëzimi të paprovuar më parë tek shihja te rinj e te reja  të cilët ia kanë kushtuar jetën e tyre Zotit, mbi 5000 të tillë nga më shumë se 120 vende të ndryshme të botës dhe më shumë se 500 Institute rregulltare të bashkuar së bashku të cilët me ndihmën e Zotit mundohen të jenë SHKËNDIJA SHPRESE mes popujve ku jetojnë.

Që nga titulli “Zgjojeni Botën”  jam ndjerë e prekur, sepse më ka risjellë në vetëdijen time atë përgjegjësinë e një Misioni që më është besuar ditën  që i jam kushtuar Zotit në jetën rregulltare. Por për të “zgjuar-ngritur” dikë duhet të jem unë më “e zgjuar” dhe jo e “përgjumur” ose më keq e fjetur fare. Kështu  që ka qenë për mua një pasqyrim i jetës sime personale, qoftë sa i përket mardhënies sime me Hyjin “qëndroni në Mua”, por edhe në mardhënie me bashkësinë time sa i përket urdhërit të Jezusit: “Duani njëri tjetrin….sepse nga mënyra se si e doni njeri tjetrin do ju njohin se jeni nxënësit e mi!

“Papa Francesku na ka lënë ndër shumë të tjera këto porosi: “Mos të kemi frikë të dëshmojmë Krishtin dhe bukurinë e të qenurit i/e Zotit  – GUXIM-SHPRESË. Të jemi të HARESHËM, sepse kush është i gëzuar tregon se jeton dhe është prekur nga  DRITA-JEZUSI. Në bashkësitë tona ku jetojmë; BASHKIM, JETË VËLLAZËRIE, MËSHIRË-FALJE  dhe jo THASHETHEME…

Se çfarë duhet të bëjnë rregulltarët në Shqipëri?

Papa Francesku tha që:  UNGJILLEZOHET me një ZEMER që VLON-DIGJET për KRISHTIN! Ti rikthehemi Themeluesve  tanë,  Jeta e tyre dhe interesat që ata kishin! Nuk ishin egoistë, nuk kërkonin karriere ose pushtet, nuk kishin interesa materiale, por ZOTIN dhe të MIRËN E NJERIUT, qofshin këta të afërt ose të largët! Me fjalë të tjera e “kanë zgjuar botën, apo brezninë e fjetur nga  mëkati, trishtimi, mungesa e shpresës, padrejtësitë, duke i ofruar tek DRITA që është KRISHTI!

Por sa  i përket materializmit, Mons. Rodrigez, në një ndër ligjëratat e tija,  tha që të gjithë duhet ta çlirojmë MENDJEN, ZEMREN DHE XHEPAT NGA dëshira për PARATË-PASURITË,  sepse është bërë si një TUMOR në jetën e njerëzve të KISHËS.

Mendoj që mbi këto dhe shumë përvoja të tjera të jetuara këto ditë në kongres, secila nga bashkësitë  mund dhe do ishte mire të reflektojmë, apo  të vihemi  në “Shkollën e Hyjit” (siç tha Kardinali) Eprorë/e  dhe anëtarë të bashkësive,  që ta kuptojmë çdo ditë e më mirë Vullnetin e Hyjit mbi jetën e tone dhe ta zbatojmë, sepse “DËGJESA ËSHTË TERMOMETRI QË MAT GRADËN E BESIMIT”. Në këtë rast të kuptosh dhe ta kryesh vullnetin e Hyjit do të thotë të jesh  i DËGJUESHËM, E DËGJUESHME NDAJ TIJ.

Na ndihmofte Trinia e Shenjte,  Virgjëra Mari dhe Themeluesit tanë, për të qenë ZGJUAR DHE PËR TË ZGJUAR BOTËN.

 

Previous PAPA FRANCESKU NE SHTEPINE E BARDHE
Next MARTIRIZIMI

Sugjerime