PAPA FRANCESKU NE SHTEPINE E BARDHE

PAPA FRANCESKU NE SHTEPINE E BARDHE

foto_462238_550x340

Në  orën 9:15 të mëngjesit (ora lokale), Papa Françesku ka mbërritur në Shtëpin e Bardhe, ku ka qënë pritur nga presidenti Obama dhe nga gruaja Michella. Të pranishëm ishin një publik prej rreth 20 mijë personash…

Në fjalimin e tij Ati i Shenjtë u shpreh: “Si bir i një familje emigrantësh, jam i lumtur të jemë mik i këtij vendi, që në pjesën më të madhe të tij u ndërtua nga familje të tilla”. Duke u drejtuar  presidentit Obama, Papa ka kujtuar që katolikët amerikan janë të angazhur për ndërtimin e një shoqërie që të jetë vërtetë tolerante dhe përfshirëse, që mbron të drejtat e individëve dhe të komunitetit, dhe që refuzon çdo lloj forme të padrejtësis diskriminuese. Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët amerikan të jenë vigjilent në mbrojtjen e “lirisë fetare”, kundra çdo gjëje që mund ta cenojë atë.

Papa Françesku ka vlersuar si “premtuese” angazhimin e presidentit Obama për zvoglimin e ndotjes së ajrit, meqënëse ndryshimi klimatik është një problem që nuk mund të lihet për nje brezni të ardhmë…

Ati i Shenjtë ka përfunduar fjalimin e tij duke ftuar “të gjithë burrat e gratë vullnetmirë të këtij Kombi të madh të mbështesin sforcimet e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur më të dobëtit në botën tonë dhe të promovuojnë mënyra integruese dhe përfshirëse zhvillimi, që kështu vëllezërit e motrat tona të mund të njohin çdo kund bekimin, paqen dhe prosperitetitn që Hyji dëshiron për bijtë e tij.

Previous Agjenda e Katekistit
Next Pasuria është një tumor në jetën e njerëzve të Kishës

Sugjerime