FIAT … jo vetëm makinë, por edhe stil jete!

FIAT … jo vetëm makinë, por edhe stil jete!

FIATFIAT, përveçse është marka e njërës prej makinave më të famshme në botë, është edhe mënyra lidhore (në shqip kthehet në dëshirore) e foljes facere, pra bëj: FIAT pra në latinisht do të thotë u bëftë, u realizoftë, u përmbushtë.

Papa Françesku zgjodhi të ecte në një makinë FIAT në USA, një makinë e thjeshtë. Më kujtohet ditët që po përgatitnim vizitën e Papës në Shqipëri se si në takimet me protokollin e shtetit njerëzit e protokollit të Vatikanit ishin të qartë e të vendosur: jo makinë luksoze (porosi e Papës). Në fakt ashtu ndodhi e ashtu po ndodh çdo herë me këtë Papë.

Por çështja nuk është vetëm te zgjedhja e një makine, por te zgjedhja e një stili. Me Papa Françeskun ka vetëm një rrugë dhe kjo është FIAT: d.m.th. jo vetëm fjalë, por veprime dhe shumë konkrete …

FIAT gjendet edhe në lutjen më të bukur që kanë të krishterët e që mund të jetë një lutje për çdo besimtar: Pater noster … FIAT voluntas tua – Ati ynë … U bëftë vullneti yt…

Previous MARTIRIZIMI
Next PAPA FRANÇESKU PO “RRËSHKET” MAJTAS… (.?!)

Sugjerime