Kisha Katolike përkujton me një Libër vizitën e Françeskut në Shqipëri

Kisha Katolike përkujton me një Libër vizitën e Françeskut në Shqipëri

papa 1Nga Peregrinus

Edhe pak ditë e po afrohet përvjetori I i ardhjes së Papës Françesku në Shqipëri. Të gjithë e mbajmë mend atë ngjarje të jashtëzakonshme, jo vetëm për katolikët shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët që erdhën edhen ga Kosova, Mali i Zi dhe Diaspora.

Kisha Katolike në Shqipëri do të organizojë disa aktivitete, sikurse njoftohemi nga zyra e Vikarit të përgjithshëm të Arkidioqezës së Tiranës, ipeshkëvit Ndihmës,  Imzot George Frendo. Të shtunën me datë 26 shtator do të kremohet një meshë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë në orën 17.00. Më pas do të jetë promovimi i një libri i botuar enkas për këtë rast në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Libri përmban të gjitha fjalimet që janë bërë nga Papa dhe autoritetet vendore të Shqipërisë, ato civile dhe fetare, e gjithashtu përshtypje nga disa prej organizatorëve të kësaj vizite.

Këto ditë Papa Françesku po zhvillon një vizitë të gjatë dhe shumë të dendur në Kubë dhe në USA. Ka një pritshmëri të lartë kjo vizitë e Papës në kontinentin amerikan qoftë për katolikët e qoftë për raportet ndërmjet shteteve.

Previous FAMILJA: KRYEFJALA E NJE VITI BARITOR
Next Agjenda e Katekistit

Sugjerime