Të kam thirrur me emër; ti më përket mua

Të kam thirrur me emër; ti më përket mua

MOter 1Një intervistë me motër Majlinda Topallin e cila këto ditë ka bërë kushtet (betimin) për gjithë jetën, se do të jetë në shërbim të Hyjit dhe Kishës në Institutin e motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit që në Shqipëri shërbejnë qysh prej fillimit të lirisë fetare në vend. Motër Majlinda jeton aktualisht në Romë, ku do të vazhdojë ende studimet, por kushtet erdhi e i bëri në Katedralen kushtuar të Lumes Nënë Tereza në Laç të Vaut të Dejës. Në këtë intervistë ajo na tregon për veten e saj dhe për motivet që e shtynë t’i kushtohej Hyjit për gjithmonë.

Këto ditë ju motër Majlinda keni bërë kushtet e përjetshme në Institutin e Apostulleve të Zemrës së Krishtit. Mund të na tregoni pak për jetën tuaj? Familjen ku keni lindur? fëmijërinë? Ambjentin shoqëror?

Përshendetje! 30 vjeç.  Kjo është mosha ime. Wow, unë jam 30 vjeç! Kur isha 18, i shihja ato që kishin 30 si “të vjetër”, ose ndryshe si ato në që tashmë nuk bënin pjesë në kategorinë e të rinjve. Tani, megjithatë, gjëja kryesore që unë jetoj, dhe të cilën kurrë nuk kam menduar vite më parë, se në moshen 30 vjeçare  do të bëj kushtet e perjetshme.

Ja pra kështu që 30 vjet më parë kam lindur në nje familje të vogël dhe shumë të thjeshtë, në një fshat të Shkodres, që quhet Nënshat. Atje kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime….. ku ende sot kam shume mall për ato vite.

Sigurisht se për të arritur deri në kushtim tim të Perjetshem  gjatë këtyre viteve jo gjithçka ka qenë fushë me lule!!!. Kam përjetuar momente “lufte” me Zotin, por kam perjetuur me Të edhe momente dashurie të thellë, kam prekur me dore  brishtësinë time njerëzore dhe në të njëjten kohë edhe forcën e Tijë që më ka ngushëlluar gjithmonë.

Gjatë kësaj kohe, përmes LUTJES, TAKIMIT PERSONAL ME HYJIN, ME NDIHMENT E ATYRE PERSONAVE QE ME KANE SHOQERUAR DHE QENDRYAR AFER, kam rizbuluar qe Zoti me don me një DASHURI te FORTE, TE BUTE dhe PLOT PASION , dhe keshtu ka lindur në mua deshira qe t’ju dhuroj  të tjerëve këtë dashuri që më mahnit çdo ditë….

Kur mendoj fjalën “ PERGJITHONE” perveç te “dridhurave “ me vijne ne mend edhe dy fjale te tjera DASHURI, FALEMINDERIT. Dashuri –  sepse kur don dikënd apo diçka , do të doje që kjo dashuri të zgjaste   pergjithmonë. Faleminderit – sepse 5 shtatori, nuk do te jet vetem kremtimi I PO-së sime por i asaj PO që ështe themeli, eshte  PERGJITHONE E ZOTIT. Përgjithmona e dashurisë së tijë besnike që e mbështet vogëlsinë time dhe e tejkalon.

A do të jetë gjithçka më e thjeshtë pas 5 shtatorit (pas kushteve te perjetshme)??? Se besoj! Kam prap  disa  frika dhe e  shoh veten ende në  kërkim  të marrëdhënies sime me  Jezusin. Por e di me siguri diçka; që  besnikëria e Tijë e mbështet  besnikërinë time dhe nuk jam vetem: Kisha, bashkësia ime, miqte e mi, k’to do ta ruajnë premtimin tim te dashurisë

 

Kush kanë qenë personat që më së shumti kanë pasur një ndikim në thirrjen tënde për t’iu përkushtuar Hyjit e pse pikërishti ky Institut?

Isha vetem 18 vjeçe  kam njohur një djalë (Marius) me nje fe, zemër dhe njerëzi të madhe. Kështu pasi tashmë u bëme shokë …..ai një ditë pasi donte të shkonte të përshendeste një moter dhe të fliste pak me të, më ftoj nësë do e shoqëroja dhe keshtu për hire të miqësise shkova. Ndersa ato flisnin, shihja në atë moter një gëzim, një harmoni me veten e saj, një thjeshtësi …saqë për shumë kohë më pas kishte mbetur e ngulitur në mendjen time ai takim….. Pas pak kohe fillova të mendoj se si do të isha unë në atë pozicion, por kisha shume frikë t’i përgjigjësha vetvetes  …dhe e lija gjithmonë në një anë këtë mendim. Por ja se nuk arrita shumë ti rrezistoja këtijë mendimi …..dhe kështu rashë në “kurthen” e Zotit. Gjatë kësaj kohe nje Meshtarë i shenjte ( Don Sergio la Forgia) me shumë delikatese, kujdes dhe mirësi më ka shoqërur për te kuptuar thirrjen time, deri sa thashë ; të bëhet ç’të bëhet dua ta filloj këtë aventure me Zotin dhe keshtu ne 2008 I thashë PO Zotit……. Dhe ja se kjo aventure ka filluar të më pelqej gjithnjë e më shumë sa që kët vit dua TI THEM ZOTIT JA VLEN TE JETOHET ME TY, PRANDAJ JA KU JAM PERGJITHMONE NE SHERBIMIN TEND DHE TE NJERIUT.

 

Aktualisht me çfarë merreni në Itali ku edhe jetoni ti personalisht dhe Instituti juaj?

Tani  jetoj dhe studjoj në Romë. Në Istitutin e Motrave Apostulle te Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Eshtë një Kongregate e themeluar në Viareggio –Itali në vitin 1894 dhe aktualisht e zhvillon aktivitetin e saj baritor në sherbim të Kishes  në Shqipëri, Itali, Brazil, Usa, Argjentinë, Kili, Uruguaiy, Paraguay, Mozambik, Benin, Svicerr, Congo, Taiwan, Haiti, Filipine.

Ju motër po studjoni teologji aktualisht. Në cilin Atene dhe çfarë do të thotë për ty kjo përvojë studimi pikërisht në Romë? Po aktualisht studio teologji ne Laterano.  Roma është një qytet i hapur  eshte qyteti qe kam filluar dhe që  dhe ende me duhet të mësoj ta dua…. Në Romë e përjetoj në mënyrë shumë të thellë kujtimin e  apostujve dhe të martirëve; këtu është Kisha që kryeson në bamirësi, në shërbim të unitetit dhe universalitetit. Më pëlqen shumë  universaliteti: ne ateneot pontifice takohesh me njerëz nga vende kaq të ndryshme,  kultura  të ndryshme; më pëlqen shumë mundësia të dialogoj me njerëz që vijnë nga histori Kishtare apo kulturale te vendeve te tjera. Te jetosh ne Romë, do të thotë të jetosh ne zemër te Kishes. Sigurisht të mesosh te flasesh për Zotin dhe me Zotin në një qytet multikulturor dhe në nje universitet në Romes e bën diferencen…

Tani që jeni përpara kushteve të përjetshme si ndjehesh? 

 

Ndihem plot me GEZIM, nje gëzim i cili vjen nga bujaria e një takimi. Qe heren e pare që kam, lexuar ne Shkrimin Shejte librin e Isaisë, gëzimi im nuk shpjegohet dot me fjalë “të kam thirrur me emër; ti më përket mua…Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.…….] Éshtë tepër pak që ti të jesh shërbëtori im…….” Prandaj te DUA.

Nga këtu lind Gëzimi! Nga ai momet që kam bërë këtë përvojë ka ndryshuar mënyra ime e të qenurit. Të ndihesh i dashur nga AI do te thote të kuptosh se ti nuk je thjesht një numer por je nje PERSON  që ja vlen të JESH, mund të përmbyset bota rreth teje por Ti mbetesh i Sigurt sepse i ke rrënjat e tua ne Shkëmb.

MOter 1 MOter 2 MOter 3 MOter 4 MOter 5 Moter Majlinda Topalli 1

Previous A KA NDRYSHUAR PAPA FRANCESKU DOKTRINEN RRETH ABORTIT?
Next Lindja e Zojës

Sugjerime