A I KE DITUR KËTO GJËRA RRETH SHËN INJACIT TË LOJOLËS?

A I KE DITUR KËTO GJËRA RRETH SHËN INJACIT TË LOJOLËS?

InjaciShën Injaci i Loyolës është i njohur më së shumti si personi që i themeloi Jezuitët dhe shqyrtimet shpirtërore të të cilit formuan përshpirtërinë injaciane dhe “Ushtrimet Shpirtërore”. Një fakt më pak i njohur është se plaga që e mori në betejë nga gjylja e topit është në të vërtetë ajo që çoi në përvojën e tij të kthimit. Pa këtë kthim, s`do të kishte as jezuitë, as përshpirtëri injaciane. Lista e mëposhtme tregon shtatë fakte më shumë gazmore lidhur me Shën Injacin e Lojolës që s`do t`i dëgjonit me kënaqësi në biseda të përgjithshme rreth këtij shenjti të shekullit të 16-të: 1. Ai njëherë i ka lejuar gomarit mbi të cilën kishte hipur të përcaktonte nëse i duhej ta ndiqte dhe ta vriste një njeri për të cilin mendonte se e kishte fyer Zojën e Bekuar.(Për fat të mirë, gomari zgjodhi rrugën që e shmangi nga fyerja.) 2. Ai mendoi se këmba e tij kishte qenë vendosur jo mirë pas incidentit nga gjylja e topit dhe se, si pasojë, s`do të dukej hijshëm në trikon e tij prej oborrtari. Pra, i kishte kërkuar një mjeku ta ri-thyente këmbën e tij dhe t`ia qiste në vend! 3. Ai mund të jetë i vetmi shenjtë i kanonizuar që ka një dosje të regjistruar në polici – për grindje në kohë nate me qëllim për të shkaktuar dëm serioz. 4. Ai qe tërhequr para inkuizicionit spanjoll në një numër rastesh. 5. Në moshën 33, ai iu bashkua në një klasë fëmijëve të vegjël në mënyrë që të mund të mësonte latinisht. 6. Ai nganjëherë gjatë meshës ka qarë me një devotshmëri aq të madhe sa që s`ka mundur ta vazhdojë meshën, dhe ka pas frikë se për shkak të lotëve do të mund të humbte të parit e syve. 7. Ai shkroi mbi 6.800 letra në jetën e tij, duke u bërë një nga shkrimtarët më prodhimtarë të letrave të kohës së tij – ose të çdo kohe, për atë çështje. “Injaci ishte një mistik i cili e donte Hyjin me një intensitet të rrallë edhe për shenjtërit. Ai nuk ishte një dijetar i njohur si Augustini apo Akuini, as një martir si Pjetri e Pali, dhe ndoshta as një personalitet i dashur si Françesku apo Tereza. Por ai e deshi Hyjin dhe e deshi botën, dhe këto dy gjëra i bëri mjaft mirë.”

Previous E djela XVII Gjatë Vitit - Shumëzimi i bukëve
Next MJERIMI LUFTOHET ME ANË TË VARFËRISË

Sugjerime