Në Mosul ku IS ka vrarë shpresën e ka zhdukur të krishterët

Në Mosul ku IS ka vrarë shpresën e ka zhdukur të krishterët

MosulNë Mosul IS fshin emrat dhe kujtesën

Pasi e kanë zbrazur krejtësisht qytetin nga të krishterët duke filluar qysh prej 16 korrikut të vitit të kaluar, pasi kanë vandalizuar kishat dhe i kanë shndërruar në xhami dhe pasi kanë shkatërruar veprat e artit që kanë të bëjnë me historinë e krishtërimit të rajonit, i vëtquajturi Shtet Islamik ka vendosur që çdo referim publik ndaj krishtërimit të fshihet. Sipas asaj që thotë siti Baghdadhope që rimerret edhe prej Ankawa.com, “shitësit nëpër dyqane duhet të ndryshojnë ato shenja që kujtojnë (krishtërimin), por edhe ato që kanë të bëjnë me historinë në përgjithësi, duke përdorur emra që kanë të bëjnë më shumë me diktaturën që është vendosur në qytet”

Edhe lagjet e Mosulit duhet të ndërrojnë emrat.

Lagjja e Qasar Al Matran” ( Pallati i Arqipeshkëvit) – thotë Agjencia SIR – do të quhet “Ghasua” (që do të thotë pushtim ushtarak), lagjja e Hawi Al Kanisa që gjendet në anën perëndimore të Tigrit do të quhet (Jihad) dhe ajo e Di Hush Al Biya’ (Oborri i Kishës), ku gjenden shumë ndërtesa të krishave të krishtera, do të quhet Al Khalifa (Kalifi).

Ndihma ushqimore dhe farmaceutike të Kishës kaldee për refugjatët myslimanë.

E ndërsa Kalifati vazhdon veprën e tij të shpartallimit dhe të zbrazjes së kujtesës historike irakiane, Kisha kaldee mundohet të lehtësojë kushtet e jetës së shumë irakenëve. Sikurse edhe referon Bagdadhope, patriarku i kaldenjëve Mar Louis Raphael I Sako, i shoqëruar edhe nga zëvendësi patriarkal Mons. Basel Yaldo dhe nga disa eksponentë të Karitasit të Irakut, ka dërguar ndihma ushqimore dhe farmaceutike për 350 familje refugjatësh myslimanë të provincës së Anbar dhe Salahudin në një fushim përgjatë Eufratit në rrethinat e qytetit të Ramadit me rastin e festës së Eid el-Fitr që shenjon fundin e muajit të Ramazanit. Pasi u ka uruar festën Patriarku u ka uruar gjithashtu që sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre. Është e gjashta herë që Patriarkati i Kaldenjëve dhe Karitasi i Irakut dërgojnë ndihma për familjet refugjate myslimane. (Marrë nga Avvenire)

Previous Dritë prej Dritës
Next E djela XVII Gjatë Vitit - Shumëzimi i bukëve

Sugjerime