Dom Kledi, meshtar i ri!

Dom Kledi, meshtar i ri!

dom kledianiKledjan Vukaj, diakon i Arkidioqezës Metropolitane të Shkodrës, do të shugurohet meshtar me datë 11 korrik 2015 në Katedralen e Shkodrës nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit.

Kështu një meshtar i ri i shtohet dioqezës veriore të Shqipërisë. Meshtari i ardhshëm, dom Kledjani, është nga Vermoshi ku është lindur më 15 pril 1989. Studimet filofoziko-teologjike i ka kryer në seminarin e Shkodrës me përftim të madh në këto lëndë e më pas është dërguar e vazhdon ende studimet në Napoli për të marrë licencën në Ekleziologji.

Thirrja meshtarake është një dhuratë e madhe për Kishën e urojmw të kemi sa më shumë. Pak ditë më parë patëm edhe shugurimin e disa meshtarëve të rinj të bashkësisë Tempulli i Zotit të cilët janë formuar edhe ata nga pikëmaja teolgjike në Insitutin Teologjiko-filozofik të Shkodrës.

NJë kler i ri shqiptar është shumë i nevojshëm për Kishën në Shqipëri. Një kler që flet gjuhën, don popullin dhe punon pa u lodhur në gjurmwt e martirëve dhe shembullin e misionarëve e misionareve që në këto vite kanë punuar me mish e me shpirt për Kishën në Shqipëri.

Ne i urojmë dom Kledjanit çdo të mirë në rrugëtimin e tij meshtarak. Është vetëm fillimi i një “aventure” të gjatë që do ta shohë subjekt të shumë dhuratave dhe sigurisht sfidave të panumërta që jeta e çdo meshtari ka.

Meshën e parë dom Kledjani do ta udhëheqë me datë 13 korrik 2015 në orën 11.00 në Kishën e shën Gjon Pagëzuesit në Vermosh, në vendlindjen e tij. Zoti e bekoftë dom Kledjanin!

Previous Murgesha nga Çekia: populli shqiptar është populli im!
Next Famullitari i ri i Shën Domenikut - Durrës!

Sugjerime