Ad multos annos, dom Rrok!

Ad multos annos, dom Rrok!

rroku_250 vjetori i meshtarisë së SH.T. Imzot Rrok Mirdita

Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, mbush me datë 4 korrik, 50 vjet meshtari. Ai u shugurua pikërisht me datë 4 korrik 1965 në Zagreb, Kroaci, ku edhe ka mbaruar studimet e tij filozofike dhe teologjike. U shugura prift për një nga dioqezat më antike të Adriatikut, për dioqezën e Tivarit. Nuk ishte një kohë fort e përshtatshme për një të ri në atë kohë të bëhej meshtar. Sigurisht nuk ka krahasim me atë çka ndodhte në Shqipëri në ato vite, por në sistemin komunist jugosllav sigurisht që nuk ta bënin fushë me lule rrugëtimin drejt meshtarisë dhe dom Rroku shpesh flet për këto vështirësi  që sistemi gjente mënyrat se si t’ia vendoste përpara. Megjithatë ai e kurorëzoi me sukses dëshirën dhe ëndërrën e tij duke iu përgjigjur me bujari thirrjes për meshtar.

Në vitet e para të meshtarisë së tij Imzot Mirdita, atëherë Don Rroku, punoi në fshtrat e Ulqinit deri edhe në fshatin e tij të lindjes Kllezën. Më pas thirret të punojë në një realitet si diaspora, pikërisht midis shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të rrijë deri në vitin 1993, vit kur Papa Gjon Pali II do ta thërrasë të kthehet edhe një herë në Europë shumë afër vendlindjes, pikërisht në Tiranë si arqipeshkëv. Në atë rast Shën Gjon Pali II do t’I thotë: “Të përshëndes ty, Mons. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Durrës-Tiranës, që me bujari ke pranuar të përballosh sprovat dhe vështirësitë e një shërbimi baritor kërkues dhe të mundimshëm”.

Shpesh me Imzot Rrokun bisedohet për vitet e kaluara mes shqiptarësh në Mal të Zi e në Amerikë, me kënaqësitë dhe vështirësitë që çdo meshtar ka dhe kalon në përpjekjen për t’i qëndruar besnik thirrjes së Hyjit.

Një 50 vjetor është më shumë se çdo gjë tjetër një kremtim i besnikërisë së Hyjit për njeriun. E nëkëtë rast është edhe një kremtim i besnikërisë së Hyjit për dom Rrokun i cili vazhdon ende shërbimin e tij meshtarak e ipeshkvor për dioqezën tonë të Tiranë-Durrësit e cila e ka bariun e saj prej vitit 1993.

Pikërisht në Katedralen e shën Palit në Tiranë, së bashku me bashkëpunëtorët, klerin, miqtë e këtyre viteve, familjarë e të afërm Imzot Mirdita dëshiron të kremotjë këtë 50 vjetor me meshën e shenjtë në orën 11.00.

Peregrinus.al

Previous Gjurmëve të Kishës së djeshme dhe së nesërme ndër Shqiptarë
Next NE SHQIPERI TE VRASIN

Sugjerime