Fytyra e mëshirës së Atit; Bulla për Vitin e Shenjtë të mëshirës

Fytyra e mëshirës së Atit; Bulla për Vitin e Shenjtë të mëshirës

Misericordiae_vultus

Është botuar në gjuhën shqipe Bulla e Papës Françesku “Misericordiae vultus” (Fytyra e mëshirës) nën kujdesin e Arkidioqezës Matropolitane të Shkodrës.

Me datë 13 mars 2015 papa Françesku shpalli vitin Jubilar të mëshirës me këto fjalë: “Të dashur vëllezër e motra, kam menduar shpesh se si Kisha mund ta përshfaqë më qartë misionin e saj si dëshmitare e mëshirës (dhembshurisë). Është një ecje që zë fill me një kthim shpirtëror; duhet ta bëjmë këtë rrëgutim. Për këtë arësye kam vendosur të shpall një Jubile të jashtëzakonshëm i cili do të ketë në qëndër të tij Mëshirën Hyjnore (Dhembshurinë e Hyjit). Do të jetë një Vit i shenjtë Mëshire. Dëshirojmë ta përjetojmë në dritën e Fjalës së Zotit: “Jini të mëshirshëm sikurse Ati” (krh. Lk 6,36). Kjo i drejtohet veçanërisht rrëfyesve! Tregohuni shumë të mëshirshëm.

Ky vit i Shenjtë do të fillojë këtë vit me të kremten e Zojës së Papërlyer e do të përmbyllet me 20 nëntor 2016, e Djela e Zotit tonë Jezu Krishtit Mbret i Gjithësisë, Fytyra e gjallë e Mëshirës së Atit. Ia besoj organizmin e këtij Jubileu, Këshillit Papnor për Ungjillizimin e Ri, që të mund ta gjallërojë atë si një hap i ri në rrugëtimin e Kishës në misionin që ajo ka për çuar te çdo njeri Ungjillin e mëshirës”. (Françesku, Homelia, Kremtimi i shërbesës pendestare në Bazilikën e shën Pjetrit, 13 Mars 2015)”

Me datë 11 prill 2015 papa Françeskun na dorëzoi edhe Bullën papnore, Misericordiae vultus me të cilën e shpallte këtë vit mëshire. (Në shqip e gjeni edhe në internet duke klikuar këtu)

“Gjithmonë kemi nevojë ta sodisim misterin e mëshirës. Është burim gëzimi, qetësie dhe paqeje. Është kusht për shpëtimin tonë. Mëshirë: është fjala që zbulon misterin e Trinisë së Shenjtë. Mëshirë: është veprimi i fundit dhe më i madhi me të cilin Hyji na del përpara. Mëshirë: është ligji themelor që banon në zemrën e çdo personi kur shikon me sy të sinqertë vëllain që e takon gjatë jetës. Mëshirë: është rruga që bashkon Hyjin dhe njeriun, sepse ia hap zemrën shpresës se jemi të dashur gjithmonë pa marrë parasysh kufizimin e mëkatit tonë.

Ka momente kur në mënyrë edhe më të fortë jemi të thirrur ta ngulim fort shikimin tonë te mëshira për t’u bërë ne vetë shenjë efikase e veprimit të Atit. Për këtë arsye shpalla një Jubile të Jashtëzakonshëm të Mëshirës si kohë të volitshme për Kishën, që ta bëjë më të fortë dhe më efikase dëshminë e besimtarëve.” – thotë Papa në hyrjen e tekstit të Bullës.

Previous Tereza e Avilës dhe kështjella e saj e brendshme
Next Zemra, vendi i luftës shpirtërore

Sugjerime