Duam të jemi pjesë e rëndësishme dhe e dobishme e trupit të Kishës së Krishtit …

Duam të jemi pjesë e rëndësishme dhe e dobishme e trupit të Kishës së Krishtit …

NeritaniNjë i ri nga Berati na shkruan …

Pershëndetje Dom Gjergj. Si jeni? Quhem Neritan Asllanaj nga Berati uroj dhe shpresoj që mund të më mbani mend, sepse ju kam dhënë ftesën bashkë me programin për të djelën më 28 Qershor për takimin me Presidentin Italian të Veprimit Katolik.

Si fillim ju përgëzoj për organizimin e asaj Asambleje aq të rëndësishme dhe të sukseshme që arritët të organizonit dhe ju falenderoj që na dhatë mundësin dhe ne laikëve që angazhohemi nëpër famullitë tona, që të arrijmë të japim sadopak kontributin tonë për Kishën Katolike në Shqiperi.

Marr guximin nga ajo që Mons. Angelo Massafra ka shprehur dhe propozuar ditën e fundit në lidhje me angazhim për baritoren me Median.

Ne të rinjtë e famullisë “ Shën Luka Ungjilltar” në qytetin e Beratit duke patur nje formim 10 vjeçar nga ana njerëzore dhe shpirtërore sipas asaj që Jezusi na ka lënë nga jeta e tij dhe sipas Ungjillit, jemi duke kërkuar që të rizgjojmë grupin e Veprimit Katolik dhe kemi dëshirë që t’ju shprehim një kërkesë nga ana jonë.

Para 4-5 vitesh jemi organizuar si grup që të formonim nje gazetë mujore me titullin
“Ne hap me ty”  ku publikonim një shumllojshmëri shkrimesh për Ungjillizimin, reflektime personale, tema në lidhje me formimin e të rinjëve, artistike dhe humoristike, ku qëllimi kryesor i yni ishte Ungjillizimi dhe hapja e fjalës së Zotit tek të gjithë ata bashkëmoshatarët tanë që ishin larg kishës apo nuk u ishte dhënë mundësia akoma për ta njohur
“ Lajmin e mirë”, Lajmin e Ungjillit.

Duhet të them që për fat të keq kemi afërsisht  me shumë se një vit qe nuk e zhvillojmë më këtë aktivitet për shkak të personelit. Kërkesa jonë është që në ato gazeta që Imzot Angelo Massafra shprehu në Asamble, a do të ishte e mundur që të japim dhe ne kontributin tonë si grup i Veprimit Katolik?

Qëllimi ynë i kësaj kërkesë nuk është që të tregojmë sesa të aftë jemi ne si grup i Veprimit Katolik, por deshira dhe misioni yne është ai për të shpallur Ungjillin dhe kerkojm një ndër mënyrat e kohës për të çuar Ungjillin kudo, duke marrë shkak që ato gazeta përhapen kudo në Shqipëri dhe jashtë saj.

Dëshirojmë që dhe ne laiket e Veprimit Katolik të jemi pjesë e rëndësishme dhe e dobishme e trupit të Kishës së Krishtit, duam që të jemi dhe ne aktivë e besnikë ndaj Kishës Nënë që  ju e shprehët në relacionin tuaj dhe jo të rrimë të mbyllur nën guackë dhe të mendojmë vetëm për famullin tonë apo t’ia lëmë gjithë peshën dhe detyrën famullitarit apo misionarëve për të Ungjillizuar. Lutem dhe uroj që Zoti Jezu Krisht të na japë hirin dhe Shpirtin e Shenjtë që të jemi vërtetë Ungjillizues dhe besimtarë të aftë  për të kërkuar vullnetin dhe mbretërin e Hyjit dhe në vepra të thjeshta dhe të vogla si ato në ditë të përditshme në jetën tonë.  Duke ju falenderuar për mundësinë që më krijuat që të kontaktoj me ju, uroj që të keni kaluar  një të djelë të mbarë nën Hirin e Zotit. Zoti ju bekoftë në punën tuaj. Me respekt dhe përzemërsi. Neritan Asllanaj.

Previous Nuk është e nevojshme të bërtasim për ta fituar vëmendjen e Hyjit
Next Nuk bëhesh burrë ose grua sipas kulturës përkatëse - Familja në rendin e krijimit

Sugjerime