Pashket me Ortodoksët?

Pashket me Ortodoksët?

pashketNga Lucetta Scaraffia

Fjalët e Papa Françeskut, i cili edhe njëherë u shpreh i gatshëm për të fiksuar një datë të përbashkët për të festuar Pashkët, së bashku me të gjithë të krishterët, kanë ngjallur menjëhërë një interes të madh mediatik ndërkombëtar. Dhe një pranim të përgjithshëm: për një projekt pajtimi ndërmjet të krishterëve të ndryshëm, por edhe, sikurse ka shkruar Armando Torno, sepse bëhet fjalë për një lloj racionalizimi të kalendarit, në një drejtim që është kwrkuar tashmë prej botës laike.

Por duket se askush nuk e ka kuptuar që ndërhyrja e Papës nënvizon në mënyrë të tërthortë një fakt të rëndësishëm: edhe në vendet ku identiteti i krishterë shkon duke u mjegulluar, ndarja e kohës është ende e lidhur me jetën tokësore të Jezusit. Dhe ne e dimë që kalendari nuk është vetëm një marrëveshje, por diçka më e thellë dhe simbolikisht e rëndësishme.

Në fakt nuk është një elemnt i papërfillshëm fakti që në pjesën më të madhe të botës jetohet me një kalendar i cili është i lidhur pandashmwrisht me momentin  e mishërimit, në një kohë që është e shenjuar prej Krishtit dhe që zhvillohet në mënyrë vijuese drejt kthimit të tij. Sikurse shkruan edhe Montini (Papa Pali VI sh.p.) në një tekst të vitit 1961, jeta e krishterë “është e gjitha e prirur drejt diçkaje që duhet të vijë, që ne e presim, aq sa jeta e tanishme nuk është gjë tjetër veçse pritje e asaj që do të vijë”.

Pashka dhe festat e lidhura me të përbëjnë një aspekt të ndryshëm të vitit liturgjik, sepse janë të lidhura me një kohë ciklike, që përsëritet çdo vit dhe që shenjon rikthimin e stinëve. Festat e tjera si Krishtlindja, në fakt janë pjesë e një kohe të vazhdueshme, ajo që është përuruar me Mishërimin. Data e Pashkës është vendosur në bazë të ritmit hënor, duke shenjuar pikën në të cilën krishtërimi ndërthuret në mënyrë më të dukshme me traditën hebraike. Në hebraizëm –  sikurse edhe në islam – ende sot datat e festive të shenjta janë të vendosura çdo vit në bazë të kalendarit hënor.

Natyrisht ky perceptim ka humbur me kohën, nga momenti që gjithsesi edhe brenda ndarjes hënore, hebrenj e të krishterë i referohen kalendarëve të ndryshëm, por kuptimi i datimit të lëvizshëm është pikërisht ky. Kapja pas datimit hënor do të thotë pikërisht të vësh në dukje lidhjen me kohën kozmike, të ndërlidhësh ritet e shenjta me ciklet astronomike dhe me stinët. Ndërsa krishtërimi qysh në zanafillë e ka ndarë vitin liturgjik sipas një ritmi që, nënvizon akoma Montini, “është ai i projeksjonit të jetës kohore të Krishtit mbi jetën tonë”.

Nuk është e rastësishme që Papa ka vendosur ta propozojë këtë ndërrim pikërisht tani, duke  e ofruar si një dhurtaë për bashkimin me të krishterët e tjerë: të krishterët në botë po përjetojnë një moment dramatik, përndjekjet janë të fuqishme e të vazhdueshme si asnjëherë më parë. Janë përndjekje që po godasin në mënyrë më të veçantë Kishat lindore që rrezikojnë të zhduken. Çfarë do të ndodhë me krishtërimin nëse nuk do tw ketw më besimtarë që luten në aramaisht, gjuha e Jezusit?

Në një moment kur po shkiten lidhjet me origjinën në të cilën të krishterët, ku nuk janë të përndjekur, po e gjejnë veten në një përballje me një armik që është edhe më dinak sikurse është indiferenca, Papa me propozimin e tij të ndryshimit të kalendarit ndërhyn që të gdhendë një ndryshim i cili do tw përforconte identitetin e tyre.

Ringjallja, e kremtuar së bashku nga të gjithë të krishterët, do të shtonte rëndësinë e kësaj feste qëndrore për besimin në një moment në të cilin në botën globale ndryshimet perceptohen si të imponuara apo të pësuara. Sepese ndryshimi që do të pwrjetojmë – duket sikur po sygjeron Françesku – nuk duhet të jetë një efekt pasiv i zhvillimeve historike, por përgjegjësi e çdo të krishteri, kujdo bashkësie të krishterë t’i përkasë.

(Shkrimi është marrë nga Osservattore Romano e datës 16 qershor 2015 dhe ka titullin original: La proposta di Papa Francesco sulla data della Pasqua, Uniti nella resurrezione me autore Lucetta Scaraffia.)

Previous Lufta për jetën
Next Asamblea kombetare e kishes katolike ne Shqiperi

Sugjerime