Ku është vendpushimi i ëndrrave të tua?

Ku është vendpushimi i ëndrrave të tua?

 Paul Brian Campbell, SJ

 

… Cilado qoftë zgjedhja jote, shanset janë se ka të bëjë diçka me të bukurën. Ne jemi të tërhequr pas bukurisë. Kur koha e pushimeve afrohet, kërkojmë për të rifreskuar trupat, mendjet dhe shpirtrat tanë duke e takuar të bukurën. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi nevojë për të bukurën … Mirëqenia shpirtërore kërkon një dietë të qëndrueshme të bukurisë.”

Tani që pranvera është në rrjedhën e saj po mendoj për bukurinë e krijesave të Hyjit – jo vetëm ato fizike, por edhe për bukuritë që ofron njerëzimi. Unë kam miq që, pavarësisht nga mosha apo rrethanat, sjellin bukurinë në jetën time.

Arkitektura, ajo shekullare dhe e shenjtë, me zë të lartë më flasin sikurse edhe arti dhe muzika. Bukuria e Hyjit është kudo – në njeriun e moshuar që e mban për dore mbesën e tij ndërsa përgatiten për të kaluar rrugën, në përkujdesjen e butë të infermieres ndërsa e lanë pacientin, në gruan që nxiton në një punë të dytë për të jetuar familja.

Pse një bukuri të tillë s`e shoh gjithë kohës?

 

(Përktheu: Shtjefën Dodes SJ)

Previous Diell dhe dritë jete
Next Në fillim nuk ishte mëkati

Sugjerime